Shefi i OKB-së thirrje ndaj qeverive: Vendosuni taksa të veçanta firmave të naftës dhe gazit, sepse kanë një lakmi…

Aug 4, 2022 | 7:46
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje që kompanive të naftës dhe gazit t’u vendosen taksa të veçanta.

_126191942_hi077750982

Komentet e tij vijnë pasi rritja e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga lufta në Ukrainë i shtyn fitimet e industrisë në nivele të reja.

Guterres tha se ishte “imorale” që këto firma të përfitonin nga kriza.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt ka përkeqësuar mungesën globale të naftës dhe gazit, duke ndërprerë aksesin në naftë dhe gaz nga Rusia – një furnizues kryesor – dhe duke shkaktuar rritje të çmimeve.

Ndërsa familjet po përballen me fatura më të larta të energjisë, kompanitë po korrin përfitime.

Kompania ‘BP’ raportoi së fundmi për fitimet e saj më të mëdha në 14 vjet, ndërsa fitimet e Shell në periudhën prill-qershor arritën një rekord, raporto BBC.

Së bashku, katër nga firmat më të mëdha të energjisë – Exxon, Chevron, Shell dhe TotalEnergies – fituan rreth 51 miliardë dollarë në tremujorin e fundit – pothuajse dyfishi i asaj që fituan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Kjo lakmi groteske po ndëshkon njerëzit më të varfër dhe më të cenueshëm, ndërsa shkatërron shtëpinë tonë të vetme të përbashkët,” tha Guterres.

“Unë u bëj thirrje të gjitha qeverive të tatojnë këto fitime të tepërta dhe të përdorin fondet për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në këto kohë të vështira.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura