Shefi i Klubit të Kukësit: Polakët, të droguar. Hodhën sende të fushë dhe policia nuk ndërhyri

Jul 30, 2015 | 22:38
SHPËRNDAJE

Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes së Europa League, mes Kukësit dhe Legias së Varshavës, ka reaguar shefi i klubit verilindor, Jonuz Hallaçi.

Shefi i Klubit të Kukësit, Jonuz Hallaçi
Shefi i Klubit të Kukësit, Jonuz Hallaçi

Pasi kërkoi falje për ndërprerjen e ndeshjes, dhe më pas pezullimin e saj për shkak të dhunës së tifozerive, Hallaçi ka fajësuar tifozët polakë dhe Policinë e Shtetit.

Sipas Jonuzit, tifozët polakë ishin të dhunshëm dhe pinin heroinë, ndërsa Policia e Shtetit i pa teksa hidhnin sende në fushë dhe nuk ndërhyri.

“Fjala e parë në këtë mes është t’ju kërkoj ndjesë gjithë tifozëve të Kukësit dhe të gjithë shqiptarëve. Nje grup tifozësh i prishi bukurinë kësaj feste. Ata duhet t’i kërkojnë ndjesë presidentit Gjici që është përpjekur të ngrejë emrin e Kukësit në Europë”, tha Hallaçi për “SuperSport”.

Përfaqësuesi zyrtar i klubit kuksian më tej kundërshtoi vendimin për të ndërprerë ndeshjen, duke ia adresuar fajin pjesërisht tifozëve të Legias por edhe forcave të rendit.

“E konsideroj ekstrem vendimin për të ndërprerë ndeshjen. Tifozët polakë kishin ardhur për të minuar këtë ndeshje dhe ia arritën. Forcat e policisë lejuan që të hyjnë tifozë me shishe. Ata që hodhën mjete nuk ishin tifozë të Kukësit, policia i njeh se kush janë por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim”, përfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura