Shefi i kabinetit të Joe Biden befason me deklaratën: Administrata Trump nuk kishte asnjë plan të shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19

Jan 24, 2021 | 16:55
SHPËRNDAJE

Shefi i kabinetit të Presidentit të SHBA, Ron Klain ka thënë ditën e sotme se administrata e Trump nuk kishte asnjë plan shpërndarjeje për vaksinën e koronavirusit, pavarësisht rritjes së numrave në mënyrë alarmante.

ron klein

“Procesi për të shpërndarë vaksinën, veçanërisht jashtë shtëpive të të moshuarve dhe spitaleve, nuk ekzistonte me të vërtetë kur ne hymë në Shtëpinë e Bardhë dhe morëm detyrën”, tha Klain, raporton Reuters.

Biden ka premtuar një luftë të ashpër kundër pandemisë që i mori jetën 400 mijë qytetarëve në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Trump qëndronte në detyrë.

Ai nënshkroi një seri urdhrash ekzekutivë javën e kaluar, duke përfshirë disa që synojnë shpërndarjen e vaksinave.

Biden ka në plan të bëjë partneritet me qeveritë shtetërore dhe lokale për të krijuar vende vaksinimi në qendrat e konferencave, stadiume dhe gjimnaze. Administrata e re gjithashtu do të vendosë mijëra persona staf klinik nga agjencitë federale, personeli mjekësor ushtarak dhe zinxhirët e farmacive për të rritur vaksinimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura