Shefi i Dortmundit “godet” Bajernin: Më mirë lyp nën urë sesa t’i kërkoj 1 euro

Oct 14, 2019 | 9:43
SHPËRNDAJE

Hans-Joakim Vacke, administratori i deleguar i Dortmundit, është një personazh kyç i futbollit gjerman dhe autobiografia e tij, të cilën “Bild” po e zbulon pjesë-pjesë, pritet me shumë interes në Gjermani.

243EDFC000000578-2885483-image-a-26_1419366896545

 

Jo vetëm për historitë argëtuese me Klopin, por edhe për të kuptuar ringritjen e një skuadre që 15 vite më parë ishte në prag falimenti por që u shpëtua edhe falë… Bajernit. Rivalët i dhanë një hua prej 2 mln eurosh me interes 0. Megjithatë, Vacke thotë: “E çuditshme që historia e kredisë u bë publike në 2012-ën, pasi ne fituam titullin. Unë nuk kam shkuar kurrë te Bajerni për t’i kërkuar para

. Më mirë do të kërkoja lëmoshë nën urë sesa t’u kërkoja atyre një euro. T’u kërkosh para rivalëve të tu nuk do të kishte poshtërim më të madh. Unë dhe Hënes jemi shumë të ndryshëm. Ai është një njeri shumë emotiv dhe nëse i shkon kundër, rrezikon të të shtypë. Nuk do të jemi kurrë miq”.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura