Sulmet në Siri/ SHBA dhe Turqia bien dakord për armëpushim

Oct 17, 2019 | 19:54
SHPËRNDAJE

SHBA dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për të pezulluar operacionin e Ankarasë në veri të Sirisë për 120 orë.

Sipas mediave të huaja, armëpushimi po përdoret për të lejuar forcat kurdë të tërhiqen në një zonë të caktuar të sigurt.

19850256-7585159-image-a-47_1571333525650

Ky lajm vjen pas takimit të gjatë mes Mike Pence dhe presidentit turk, Erdogan ditën e sotme.

Pas këtij lajmi, Trump ka reaguar me një shënim në Twitter, ndërsa shkruan: Lajm i shkëlqyer nga Turqia. Konferenca për shtyp do të shtyhet. Falemindeirit Erdogan, miliona jetë do të shpëtohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura