SHBA shpalli Llallën “non grata”, Berisha: Tillerson duhet të ketë pasur baza të forta

Feb 21, 2018 | 10:21
SHPËRNDAJE

Javën e kaluar SHBA, me anë të një vendimi ka shpallur “non grata”, ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, me arsyetimin që është përfshirë në afera të mëdha korruptive.

Ky vendim është komentuar sot në ish-kryeministri Sli Berisha në një intervistë në News 24, në emisionin “Studio e hapur”, nga Eni Vasili.

Për Berishën sekretari Tillerson duhet të ketë pasur baza të forta që ka marrë këtë vendim, por për të vendimi i takon vetëm SHBA dhe Adriatik Llallës për ta komentuar.

Berisha studio e hapur

Pjesë nga intervista

Si e komentoni vendimin e SHBA për Adriatik Llallën?

Vendimin e sekretarit Tillerson… natyrisht komentin kryesor duhet ta bëjë Adriatik Llalla. Për të ai vendim është i marrë, unë s’mund të them kur nuk di aferat për të cilat është marrë.

A është Llalla një peshk i madh?

Unë nuk mund të shpall asnjë njeri të pa akuzuar as peshk të madh e as peshk të vogël. Këtë mund ta bëjë Edi Rama.

I përfshirë në akte korrupsioni tha Tillerson, ju e besoni?

S’mund të them as po e as jo pa ditur konkretisht aktet. Mendoj që në princip se një vendim i tillë i një shtetari si Tillerson duhet të ketë baza dhe jashtë një baze solide nuk mund të merrej një vendim i tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura