SHBA/ Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions

Nov 7, 2018 | 22:34
SHPËRNDAJE

Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions dha dorëheqjen me kërkesë të Presidentit Donald Trump, thanë burime të medias amerikane.

EB48671F-3B2F-4E57-957A-72CB36E56478_w1023_r1_s

Prej kohësh Presidenti Trump kishte sinjalizuar planet për shkarkimin e zotit Sessions, i cili e kishte revoltuar presidentin kur u tërhoq nga hetimi për Rusinë që aktualisht po drejtohet nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller, raporton “VOA”.

Largimi i zotit Sessions e bën të paqartë fatin e zëvendësit të tij Rod Rosenstein, i cili është zyrtari i Departamentit të Shtetit që mbikqyr zyrën e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller.

Disa analistë thonë se nëse Presidenti Trump shkarkon, ose shton trysninë mbi zotin Mueller, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që siguruan shumicën në zgjedhjet e 6 nëntorit, mund të shqyrtojnë mundësinë për të filluar procedurat për shkarkimin e presidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura