SHBA: Negociatat e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur

Jun 25, 2022 | 8:50
SHPËRNDAJE

Qeveria amerikane ka lëshuar një deklaratë në lidhje me pasigurinë për fillimin e bisedimeve para-anëtarësuese ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, pas samitit të dështuar BE-Ballkani Perëndimor këtë javë në Bruksel.

dashraporti

Për Uashingtonin, besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Besojmë se besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, kanë thënë sot për MIA nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ata theksuan se vazhdojnë të mbështesin fillimin sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në samitin Ballkani Perëndimor-BE dje në Bruksel, kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë të ashtuquajturin propozim francez në të cilin draft versioni i hapjes së negociatave, çështjet bilaterale mes dy vendeve – Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, vendosen si një kusht në procesin e negociatave për anëtarësimin tonë vend në Bashkim./MIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura