“SHBA mbështesin fuqimisht rrugën europiane të Shqipërisë”- Taulant Balla takime në DASH: Luftë ndaj korrupsionit dhe eliminim të pandëshkueshmerisë

Dec 9, 2021 | 11:15
SHPËRNDAJE


Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla, i shoqëruar nga një delegacion me deputetë të Kuvendit gjatë vizitës në Uashington morën pjesë ne Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë, ku u diskutuan çështjet e rëndësishme të politikave të sigurisë.

Për këtë takim, Balla është shprehur se synimi i takimit ishte intensifikimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Kongresit Amerikan dhe Parlamentit të Shqipërisë.

“FORUMI PARLAMENTAR I INTELIGJENCËS DHE SIGURISË, ku u diskutuan disa prej çështjeve më të rëndësishme të politikave të sigurisë. Vijojmë sot takimet me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, duhet t’i konkretizojmë edhe në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë”, është shprehur Balla për këtë takim.

Balla shbaaa

Takimet e Taulant Ballës në SHBA kanë vijuar me një takim të veçantë me Kongresmenin Amerikan David Valandao. Sipas kreut të Grupit të PS: “SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme. Bashkëpunimi me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, të luftës kundër terrorizmit”.

Balla11

Vizita në Uashington ka vijuar dhe me kongresmenen e Nancy Mace, ku në këtë takim është diskutuar u forcimi i marrëdhënieve mes Dhomës së përfaqësuesve të Kongresit të SHBA dhe Kuvendit të Shqipërisë.

BAllaa

Vizita e Kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla ka kulmuar me takimin në DASH, ku u prit nga Drejtori i Zyrës për Çështjet e Europës Qendrore dhe Juglindore, Marrin McDowell.

“Uashington?Në U.S. Department of State u mirëpritëm nga Drejtori i Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore Martin McDowell. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Departamentit të Shtetit mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian. E falenderova zotin McDoëell për përpjekjet e tyre diplomatike me vendet e anëtare të BE për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndëqeveritare BE-AL sa më parë.

Falë mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA dhe BE, Shqipëria ka miratuar dhe po zbaton një reformë të thellë të sistemit të drejtësisë, e cila po garanton çdo ditë e më shumë një sistem drejtësie efikas në shërbim të barazisë para ligjit, në krijimin e klimës dhe garancive për investimet e huaja dhe ndëshkimit të korrupsionit dhe eliminimin e pandëshkueshmerisë. Sikurse është bërë publike, Presidenti Biden e ka shpallur luftën kundër korrupsionit si një çështje themelore të interesave të sigurisë kombëtare. Administrata Biden-Harris shpalli pak ditë më parë, të parën Strategji të SHBA në Luftën kundër Korrupsionit #UnitedStatesStrategyonCounteringCorruption, e cila përfshin marrjen e masave shtesë dhe të menjëhershme për të reduktuar aftësinë e aktorëve të korruptuar të përdorin sistemet financiare të SHBA dhe ato ndërkombëtare, të fshehin asetet dhe pastrojnë të ardhurat nga aktet korruptive.

Balla Dash1

Shqipëria ka dëshmuar gjithmonë, si një partner i besueshëm dhe anëtar i NATO-s, të jetë përkrah SHBA dhe kjo u rikonfirmua edhe një herë në rastin e mikpritjes dhe strehimit në Shqipëri të afganëve përgjatë këtij viti, jeta e të cilëve rrezikohej nga rikthimi i regjimit të talebanëve”, ka theksuar vetë Balla për këtë takim të nivelit të lartë

Në këtë vizitë intensive Balla dhe delegacioni shqiptar janë takuar dhe me drejtorin e NDI, Robert Benjamin. “Në takimin me Drejtorin Rajonal të Programeve të NDI për Europën Qëndrore dhe Jugore Robert Benjamin dhe drejtueset e programeve diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të shkëlqyer me NDI Albania – National Democratic Institute. Mirënjohje NDI për mbështetjen që po i jep Kuvendit të Shqipërisë në ngritjen e Institutit të Studimeve Parlamentare.”, thekson pas ketij takimi Balla.

Balla ND!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura