SHBA kujton sot 17-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, mijëra vetë në ceremoni

Sep 11, 2018 | 8:59
SHPËRNDAJE

Amerikanët do të shënojnë sot 17-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001, me ceremoni përkujtimore në vendin e Qendrës Botërore Tregtare në Nju Jork dhe në selinë e Pentagonit në Uashington.

shba

Mijëra vetë pritet të marrin pjesë në ceremoni. Presidenti Donald Trump dhe gruaja e tij Melania do të udhëtojnë në Shanksvill të Pensilvanisë, ku është përplasur aeroplani i katërt i rrëmbyer nga terroristët.

Rreth 3,000 njerëz kanë vdekur në sulmet e 11 shtatorit, shumica e tyre kur dy avione goditen dy kullat e Qendrës Botërore Tregtare.

Kanë qenë këto sulmet më vdekjeprurëse terroriste në tokën amerikane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura