SHBA kritikon Turqinë për “shpifjet” rreth përpjekjes për grusht shteti

Jul 17, 2016 | 11:32
SHPËRNDAJE

Departamenti Amerikan i Shtetit i përgjigjet pretendimit të Ankarasë se tentativa për grusht shteti ishte planifikuar nga mbështetësit dhe pasuesit e studiuesit që jeton në SHBA, Fethullah Gulenit.

rexhepi shba

SHBA i ka quajtur “shpifje publike” këto deklarata, teksa ka nënvizuar se janë “krejtësisht të rreme dhe të dëmshmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve”.

“Insinuatat publike ose pretendimet për ndonjë rol nga ana e Shteteve të Bashkuara në përpjekjen e dështuar për grusht shteti janë krejtësisht të rreme dhe të dëmshme për marrëdhëniet tona dypalëshe,” tha Departamenti i Shtetit, duke përmbledhur një mesazh të dhënë nga sekretari i shtetit, John Kerry, me homologun e tij turk.

Sekretari Kerry i kërkoi përmbajtje qeverisë turke dhe të respektojë procesin e rregullt – dhe detyrimet e saj ndërkombëtare – teksa heton dhe zbulon informata shtesë në lidhje me ata që janë përfshirë në përpjekjen për grusht shteti në vend.

Ai e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshëm për të ofruar ndihmë autoriteteve turke në kryerjen e këtij hetimi, por që insinuata publike ose pretendime për ndonjë rol nga ana e Shteteve të Bashkuara në përpjekjen e dështuar për grusht shteti “janë krejtësisht të rreme dhe të dëmshme për marrëdhëniet tona dypalëshe”.

Presidenti turk Erdogan kërkoi dje nga SHBA që të ekstradojë Fethullah Gulen, i cili jeton prej disa vitesh në Pensilvani. Gulen është rivali politik i Erdogan, të cilin ky i fundit e akuzon se ka organizuar grushtin e shtetit në Turqi që dështoi.

Nga ana tjetër, vetë Gulen reagoi duke i cliësuar akuzat të pabaza. Madje ai shkoi më tej kur tha se kryengritja mund të ishte organizuar nga vetë Presidenti Rexhep Erdogan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura