SHBA ka nisur kërkimet për krijimin e një pilule anti-Covid deri në fund të vitit

Jun 20, 2021 | 16:30
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të prodhojnë një pilulë kundër Covid-19.

pilulat

Lajmi është publikuar nga New York Times, e cila thekson se një program i ri prej 3.2 miliardë dollarësh qeveria amerikane kërkon të mbështesë zhvillimin dhe studimin e barnave të caktuara, posaçërisht të pilulave antivirale, me qëllim shpëtimin e jetëve dhe mbajtjen e njerëzve larg rrezikut të shtrimit në spital.

Qeveria amerikane, shkruan NYT, ka shpenzuar më shumë se 18 miliardë dollarë vitin e kaluar për të financuar prodhuesit e ilaçeve me qëllimin për të krijuar një vaksinë COVID, një përpjekje e cila çoi në finalizimin e pesë lloje vaksinash.

Pas këtij hapi, qeveria ka shtuar ambiciet rreth kërkimit të ilaçeve për të luftuar virusin në fazat e fillimit të infeksionit.

Ky program, i njoftuar të enjten nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, pritet të përshpejtojë provat klinike të disa ilaçeve të cilat hamendësohet se mund të jenë efikase. Nëse gjithçka shkon siç dëshirojnë ekspertët, disa prej tyre mund të jenë gati deri në fund të vitit 2021.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura