SHBA ka kërkuar nga Shqipëria strehimin e afganëve/ Tritan Shehu: Kryeministri ende s’ka dhënë një deklaratë publike, veçse komprometon çdo lloj inisiative

Aug 14, 2021 | 18:31
SHPËRNDAJE

Deputeti i zgjedhur me 25 prill, Tritan Shehu të shtunën ka komentuar lajmin e publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku theksohet se SHBA i ka kërkuar Shqipërisë të strehojë një numër të madh afganësh që kanë bashkëpunuar me amerikanët, veçanërisht pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare nga Afganistani.

tritan-shehu-770x430

Në një shënim në rrjetin social Facebook, Shehu shprehet se qeveria shqiptare, pavarësisht lajmit që ka rrjedhur në mediat më serioze, ende nuk ka dhënë një komunikatë publike.

Shehu shkruan se mediat flasin se ky proces është tashmë në zhvillim dhe mund të jetë i verifikueshëm edhe afër Tiranës.

Unë kam qenë e jam gjithmonë në anën e marrjes së përgjegjësive e detyrimeve nga Shqipëria ndaj aleatëve. Në fakt Shqipëria ka përmbushur detyrimet e saj edhe në Afganistan, pavarësisht se ai operacion po mbyllet për turpin e botës demokratike”, thekson ai.

Shehu thotë se një qëndrim të tillë e ka shprehur publikisht edhe atëherë, duke dalë pro pranimit për shkatërrimin e “armëve kimike”, por ai operacion u kompromentua ato ditë jo sepse shqiptarët ishin kundër realizimit të detyrimeve.

Sipas tij, operacioni dështoi sepse Rama kërkoi ta menaxhojë në fshehtësi dhe pa transparencë edhe ndaj Presidentit, Parlamentit, opozitës dhe institucioneve publike.

Shënimi i plotë:

Rama me afganet, njelloj si me “armet kimike”!

Prej ditesh flitet ne mediat me serioze per nje mareveshje per te sjelle ne Shqiperi afganas, mbas asaj tragjedie qe po ndodh ne ate vend!

Nderkaq asnje njoftim, komunikim publik nga Qeveria!

Thuhet se ky proces tashme eshte ne zhvillim, dhe mund te jete i verifikueshem…edhe afer Tiranes!?

Une kam qene e jam gjithemone ne anen e marjes se pergjegjesive e detyrimeve nga Shqiperia ndaj aleateve.

Ne fakt Shqiperia ka permbushur detyrimet e saj edhe ne Afganistan, pavaresisht se ai operacion po mbyllet per turpin e botes demokratike.

Kete qendrim e kam shprehur publikisht edhe atehere, pro pranimit per shkaterrim te “armeve kimike”.

Por ai operacion u komprometua ato dite jo sepse shqiptaret ishin kunder realizimit te detyrimeve.

Ai deshtoi sepse Rama kerkoi ta menaxhoje ne fshehtesi, pa transparence…edhe ndaj Presidentit, Parlamentit, opozites, institucineve e publikut.

Sepse ambicja e shtyu per ta perdorur si nje mjet okult per mbeshtetje personale, shkembimesh personale, gje qe krijoi nje reaksion te forte popullor.

Sot kemi nje “deja vu” te atij qendrimi anti institucional te kryeministrit, qe vecse komprometon cdo lloj inisiative.

Kryeministri duhet te kuptoje se perseritja e gabimit eshte me i rende se i pari, vecanerisht sot kur kjo ceshtje eshte me e komplikuar se ajo e “armeve kimike”!

Sidoqofte ai duhet qe menjehere te informoje zyrtarisht per se po diskutohet, cfare ka ndodhur deri tashti, cfare do te ndodhe ne ditet ne vazhdim, per numrin e njerezve, afatet kohore, sigurine ndaj tyre etj, ose ta mohoje.

Kete po bejne dhe drejtuesit e shteteve te tjera demokratike, ky eshte nje detyrim moral, politik, ligjor edhe ne Shqiperi, qe Rama duhet ta permbushe.

Ndryshe cdo gje kthehet kokeposhte…me keq se ndodhi me “armet kimike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura