SHBA i nis mesazhin e prerë këtij shteti: Nëse na dëmtoni, do të …

Sep 26, 2018 | 8:17
SHPËRNDAJE

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtre, John Bolton ka paralajmëruar udhëheqësit e Iranit, se do të përballen me telashe të mëdha, nëse dëmtojnë Shtetet Bashkuara, qytetarët apo aleatët e tyre.

bolton

Komentet e tij kanë ardhur vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar Iranin për nxitje të “kaosit, vdekjeve dhe shkatërrimit” në Lindje të Mesme.

Bolton ka thënë se “regjimi vrasës” i “drejtuesve në Teheran”, do të përballet me pasoja të rënda, në rast se vazhdojnë të “gënjejnë dhe mashtrojnë”.

Më lejoni që mesazhi im të jetë i qartë: Ne jemi duke ju vëzhguar dhe do të vijmë pas juve”, është shprehur Bolton.

Presidenti iranian, Hassan Rohani është kundërpërgjigjur duke kritikuar administratën e Trumpit për armiqësi.

Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer së fundmi sanksione ndaj Teheranit, duke u larguar edhe nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Pakti, i negociuar nga ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, parasheh frenimin e aktivitetit bërthamor nga ana e Iranit në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Mirëpo presidenti Trump beson se presioni ekonomik do të detyrojë Iranin të pajtohet për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re. REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura