SHBA, Gjermania, Franca dhe Brazili presion mbi Serbinë për njohje të Kosovës

Mar 22, 2018 | 9:49
SHPËRNDAJE

SHBA, Gjermania, Franca dhe Brazili kanë dërguar një kërkesë të përbashkët për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kështu shkruan sot mediumi serb “Novosti”, duke thënë se ajo që deri më sot ishte vetëm si kërcënim i mundshëm, tani është bërë i vërtetë.

 

Sipas tyre, disa nga qendrat më të fuqishme botërore kanë dërguar kërkesë te presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ta njohin shtetin e Kosovës.

Burime të “Novosti” bcapture_1521707957-4447607ëjnë të ditur se në këmbim të kësaj, Serbia do të ketë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, dhe ky është maksimumi që ata mund të marrin.
I zhgënjyer nga kjo kërkesë, Vuçiq i ka përcjell mesazhin sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, me të cilin është takuar gjatë ditës së djeshme në New York,  se kjo është e papranueshme për Serbinë.

“Vendi im nuk do të pranojë kërkesat në letër që na ofrohen! Ne nuk do të sakrifikojmë interesat kombëtare. Dhe përderisa unë jam këtu, ju nuk do të na poshtëroni./Ekspress

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura