SHBA e shpalli non grata, Basha nga Tropoja: Të gjitha arritjet e mëdha të këtij vendi kanë vulën e Sali Berishës

May 31, 2021 | 20:57
SHPËRNDAJE

Lulzim Basha ka theksuar para demokratëve se ai është i duhuri për drejtimin e PD dhe se partinë po tentojnë ta përçajnë me diversionet që po bëhen nga kundërshtari.

lulzim basha

Përballë demokratëve të Tropojës, Lulzim Basha ka marrë në mbrojtje Sali Brishën, duke i atribuuar atij të gjitha arritjet e mëdha të vendit, ndërsa nënvizoi se ato kanë vulën e tij dhe të PD-së.

Basha tha se beteja e vërtetë është me kundërshtarin dhe armikun e madh të demokracisë regjimin Rama-Doshi. Ndërkohë pak ditë më parë Sali Berisha u shpallur non grata nga SHBA për akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik dhe familjarëve.

Të gjitha arritjet e mëdha të këtij vendi kanë vulën tonë, kanë vulën tuaj, gjithçka, që nga rrëzimi i komunizmit dhe demokracia, që nga futja në Këshillin e Europës, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave, statusi kandidat, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturorë kanë vulën e demokratëve, kanë vulën e Partisë Demokratike, kanë padiskutim vulën me nënshkrim e Sali Berishës. Ndaj, le ta zhvillojmë këtë proces statutorë që na e diktojnë rregullat e brendshme duke e konsideruar një vlerë të shtuar dhe një oportunitet, një mundësi, por po kështu të mos harrojmë se beteja e vërtet është me kundërshtarin, me armikun më të egër të demokracisë dhe të shqiptarëve, me regjimin e Edi Ramës, Tom Doshit dhe kriminelëve me të cilët ka ndaluar përkohësisht aspiratën e Tropojës dhe të Shipërisë për ndryshim“, tha Basha.

Basha foli edhe për djegien e mandateve duke thënë se kishte vetëm një qëllim, atë të zgjedhjeve të parakohshme. Duke mbrojtur vendimin e paprecedentë, Basha tha se pa këto beteja do të shkonin duke u zvarritur drejt 25 prillit si bashkëfajtorë dhe si fasadave të regjimit.

Basha u shpreh se dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe jo masakër zgjedhore, mund të çojë në një përçarje. Basha kërkoi mbështetjen e demokratëve duke thënë që me votimin e tij do të vendosim PD mbi vetën e tyre dhe nuk do japin shans kundërshtarit të bëjë diversionet që ka nisur me kërkesat për bashkëpunim pa vija të kuqe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura