“SHBA e di mirë që këtë tentativë për grusht shteti e ka bërë Gyleni”

Jul 24, 2016 | 10:41
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë së Turqisë Bekir Bozdağ ka deklaruar sot në lidhje me tentativën për grusht shteti të organizatës terroriste FETÖ se: ”Jam i bindur se shtrirja e tyre në gjyqësor dhe administratën civile dhe në pjesën tjetër të administratës, në një farë mënyre kanë të bëjnë me këtë tentativë për grusht shteti.

thumbs_b_c_ee6ad66ba91417a0c18f9bf5f7f99f1d

Ashtu sikurse di emrin tim di dhe që elementët e tyre në gjyqësor kishin dijeni se tentativa për grusht shteti do të ndodhte ditën e premte”, raporton Anadolu Agency (AA).

”SHBA e di mirë që këtë tentativë për grusht shteti e ka bërë Gyleni”

Bozdağ në fjalën e tij tha gjithashtu se ”Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë mirë se këtë tentativë për grusht shteti e ka bërë Gyleni. I nderuari Obama aq sa di emrin e tij di edhe për këtë gjë. Jam i bindur që shërbimet inteligjente amerikane e dinë. Jam i bindur që Sekretari amerikan e di. Shkurtimisht pas kësaj ore di që nuk kanë as edhe më të voglin dyshim për këtë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura