SHBA do Mesin/ Zbulohet plani i amerikanëve, të gjitha klubet i paguajnë rrogën dhe pastaj…

Mar 28, 2023 | 10:55
SHPËRNDAJE

Ndërsa në “Camp Nou” thërrasin emrin e tij dhe ëndërrojnë për kthimin e Leo Mesit në Barcelonë, MLS po përgatit një ofertë vërtet speciale për të sjellë kampionin e botës në Amerikë, e ardhmja e të cilit duket gjithnjë e më e largët nga Parisi (kontrata me PSG-në skadon në qershor).

mesi

“Klubet tona kanë fleksibilitetin për të bërë gjëra unike”, deklaroi së fundmi për “The Athletic” komisionari i Ligës, Don Garber, dhe në fakt ideja për të sjellë “pleshtin” në SHBA dhe për të anashkaluar rregullat për kufirin e pagave, do të ishte ajo për të bashkuar forcat.

Kjo është raportuar nga gazeta spanjolle “Sport”, sipas së cilës një bashkim i klubeve amerikane do të bënte që ato të ishin të gatshme të paguanin një pjesë të pagës së tij, me argjentinasin i cili më pas mund të vendoste se për cilin ekip do të luante.

Në Europë është e pamundur, por jo në MLS, sepse si sportet e tjera ekipore amerikane, edhe liga e futbollit në SHBA është një sistem “i mbyllur”, kështu që vendimet (edhe ato për transferimet) merren në interes të të gjithë sistemit.

Në fakt, kartoni i lojtarëve i përket Ligës dhe ekziston sistemi i tavanit të pagave, i cili mund të hiqet vetëm në rrethana të caktuara dhe brenda kufijve të caktuar.

Tre lojtarë për skuadër mund të tejkalojnë pagën maksimale të lejuar pakufi, duke e peshuar kufirin e pagës pikërisht me maksimumin e lejuar nga rregullorja.

Por nëse mendon se lojtari më i paguar në MLS deri më sot është ish-ylli i Napoli Lorenco Insinje te Toronto me 15 milionë euro, është e qartë se si një ardhje e mundshme e Mesit, i cili fiton rreth 40 milionë te PSG-ja përfshirë bonuset, do të çonte në një kolaps pagash për ekipin që e punëson.

Ideja për ta realizuar ëndrrën është që të gjitha klubet do të paguanin një pjesë të pagës së tij dhe ai më pas mund të vendoste se për cilin ekip do të luante, që ndoshta do të ishte Inter Majemi i Dejvid Bekhamit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura