“SHBA do mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi”, ambasadorja Kim takim me ministren në largim Etilda Gjonaj: Personi më jetëgjatë në këtë post kyç

Sep 7, 2021 | 17:55
SHPËRNDAJE

yurikim-etildagjonaj

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Ministren e Drejtësisë në largim, Etilda Gjonajn.

Përmes një postimi në Twitter, Kim ka falenderuar Gjonajn për kontributin e saj mbi reformën në drejtësi e cila sipas saj ka dhënë rezultat.

Më tej, diplomatja amerikane thotë se SHBA do të vijojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi.

Ajo shprehet se drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë të vijojnë përpara për të dhënë akoma më shumë rezultate që do i shërbejnë Shqipërisë të plotësojë standartet europiane.

“U takova me Etilda Gjonajn për ta falënderuar për përfundimin e mandatit të saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë, personi më jetëgjatë dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila me kontributin e saj  ka filluar të japë rezultate. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë të plotësojnë standartet e BE dhe të afrojnë Shqipërinë me SHBA” – shkruan Kim.

Në legjislacionin e ri që fillon të premten (10 shtator), Etilda Gjonaj nuk do të jetë më Ministre e Drejtësisë. Në prezantimin e qeverisë “Rama 3”, kryeministri njoftoi se vendin e saj do ta zërë Ulsi Manja.

Ndërkohë Gjonaj është propozuar për t’u bërë sekretare për rolin e gruas në Partinë Socialiste.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura