SHBA akuzon për trafik droge presidentin e Venezuelës, 15 mln dollarë kush jep informacione

Mar 26, 2020 | 19:29
SHPËRNDAJE

Administrata e Trump ngriti kallëzime penale të enjten në Qarkun Jugor të New York, kundër zyrtarëve të lartë të qeverisë së Venezuelës, përfshirë presidentin Nicolás Maduro, duke i akuzuar ata se kishin një rol udhëheqës në trafikun e paligjshëm të drogës.

maduro1-665x450Prokurori i Përgjithshëm Uilliam Barr njoftoi akuzat kundër Maduro, i cili tashmë përballet me sanksione amerikane dhe ka qenë shënjestra e një përpjekje amerikane që synon ta rrëzojë atë nga pushteti. Ministria e informacionit e Venezuelës nuk u përgjigj menjëherë në një email që kërkonte një përgjigje.

Maduro “ndihmoi në menaxhimin dhe drejtimin” e një organizatë kriminale e njohur si Karteli i Diellit, sipas një akt-akuze të pazbardhur. Nën udhëheqjen e tij, karteli “kërkoi jo vetëm që të pasurojë anëtarët e tij dhe të forcojë fuqinë e tyre, por gjithashtu të furnizojë Shtetet e Bashkuara me kokainë dhe të shkaktojë efekte të dëmshme dhe varësie të drogës për përdoruesit në këtë vend”.

Akuzat shënuan një rënie të re në marrëdhëniet e Sh.B.A-së me Venezuelën, të cilat janë përkeqësuar që nga viti 1999, kur Hugo Chavez, paraardhësi i Maduro, u bë president. Ai akuzoi Sh.B.A dhe vendet e tjera se përfituan nga Venezuela, raportojnë mediat e huaja.

SHBA ofron 15 milionë $ për këdo që jep informacion, që çon në arrestimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura