SHBA akuzon Iranin për sulmet me dron ndaj rezervave të naftës saudite, “lëkundet” tregjet botërore të naftës

Sep 15, 2019 | 14:17
SHPËRNDAJE

Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “mashtrim” pasi Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Teherani ishte pas sulmeve me dron që dëmtuan dy objekte me rezerva nafte në Arabinë Saudite.

82f5dd9b5fa743cc8ae4623c82779d25_18

Pompeo kishte hedhur poshtë pretendimet e rebelëve Houthi në Jemen të mbështetur nga Irani se ata kishin kryer sulmet.

Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif tha se “fajësimi i Iranit nuk do t’i japë fund katastrofës” në Jemen.

Arabia Saudite tha se sulmet e së shtunës kishin përgjysmuar prodhimin e saj të naftës së papërpunuar në 5.7 milion fuçi në ditë.

Të gjithë sytë do të jenë tek tregjet kur të rihapen të hënën, me ekspertët që presin një rritje të konsiderueshme të çmimit.

Që prej rrëzimit të presidentit të Jemenit në vitin 2015, grupi Houthi ka luftuar një koalicion të udhëhequr nga Sauditët dhe të mbështetur nga Perëndimi.

Ata thanë se kishin vendosur 10 drone për të sulmuar fabrikën e përpunimit Abqaiq dhe fushën e naftës Khurais herët të shtunën.

Por zoti Pompeo tha që nuk kishte “asnjë provë” që dronët vinin nga Jemeni dhe në vend të kësaj akuzoi Iranin.

SHBA e kanë fajësuar Iranin për sulme të tjera mbi furnizimet e naftës në rajon këtë vit, mes tensionit të vazhdueshëm pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të rivendosur sanksionet pas braktisjes së marrëveshjes ndërkombëtare, e cila kufizonte aktivitetet bërthamore të Teheranit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura