SHBA, 20 vjet burg për 31-vjeçarin shqiptar që financonte grupet terroriste

Jun 28, 2015 | 20:05
SHPËRNDAJE

Një shqiptar i akuzuar që prej një viti për lidhje me terrorizmin është dënuar përfundimisht me mbi 20 vjet burg nga gjykata amerikane.

Skicë e Agron Hasbajrami, 31 vjeç

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Agron Hasbajrami, shtetas shqiptar rezident në Bruklin të Nju Jorkut. Ai u shpall fajtor nga gjykata amerikane ditën e djeshme më 26 qershor për mbështetje me materiale të terroristëve.

Një pjesë të marrëveshjes për t’u vetëshpallur fajtor, Hasbajrami pranoi që të dëbohet nga SHBA-të pas kryerjes së dënimit.

Sipas hetimeve dhe dokumenteve që u paraqitën në gjyq, në shtator të vitit 2011, Hasbajrami tentoi që të udhëtonte në një pjesë të Pakistanit ku gjenden grupe tribale dhe rebele për t’iu bashkuar grupeve militante atje.

Ai gjithashtu, ka financuar grupe të caktuara terroriste në Pakistan dhe Afganistan me transferta parash që shkonin deri në 1000 dollarë.

Faksimile e çështjes së Hasbajramit në faqen e FBI-së, botuar më 26 qershor 2015

Në ndjekje të qëllimit të tij për të marrë pjesë në xhihad, ai ka shkëmbyer mjaft mesazhe elektornike me pjesëtarë të grupeve terroriste, përgjegjëse për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme.

Më 5 shtator 2011, Hasbajrami rezervoi një biletë pa kthim për në Turqi. Bazuar në përgjigmet e postës elektronike të Hasbajramit, ai po tentonte që të shkonte në Pakistan.

Mirëpo u arrestua në aeroportin ndërkombëtar “Xhon Kenedi”. Gjyqi ndaj tij ka vite që vijon. Vitin e shkuar, Hasbajrami, i cili ishte vetëshpallur fajtor, e tërhoqi deklaratën dhe kjo bëri që gjyqi të rihapej së bashku me hetimet.

Në shkurt të vitit 2015, gjykata refuzoi të gjitha kërkesat e Hasbajramit për t’u shpallur i pafajshëm, pasi dispononte të gjitha provat që tregonin të kundërtën. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura