“Sharlatani Rama bën çdo gjë me pazarin e…”- Petrit Vasili: Shitblerja e pasaportave po u heq të drejtën shqiptarëve të lëvizin pa viza

Aug 18, 2022 | 20:14
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se shitblerja e pasaportave nga ana e qeverisë po u heq të drejtën shqiptarëve të lëvizin pa viza.

-800-0-62fb77ccb2657

Vasili shprehet se Rama bën çdo gjë që t’u heqë të drejtën e lëvizjes pa viza shqiptarëve ndërsa shton se BE ka folur qartë se është kundër kësaj nisme.

“Shitblerja e pasaportave nga Rama ju heq te drejten shqiptareve te levizin pa viza. Ky sharlatani Rama me pazarin e pasaportave po ben çdo gje qe tu heqe te drejten e levizjes pa viza shqiptareve.

Mire qe Liberalizimin e levizjes dhe heqjen e vizave per shqiptaret nuk e beri ky Rama se e beri Qeveria Meta Berisha. Ky Rama ishte kunder liberalizimit dhe paguante edhe eurodeputete, qe te votonin kunder liberalizimit te vizave per shqiptaret.

Ky thoshte qe do ikin 1 milion shqiptare, qe te pengonte liberalizimin e vizave Ndersa tani po ben ç’mundet qe tua heqe kete te drejte.

BE ka folur qarte se eshte kunder palaçolleqeve te ketij qe do t’ju jape pasaporte me para’ soj e lloj mafiozeve. BE ka thene qarte se po te ndodhe kjo do te heqe te drejten e levizjes pa viza per shqiptaret. Shitblerja e pasaportave nga Rama ju heq te drejten shqiptareve te levizin pa viza”, shkruan Vasili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura