Sharje dhe fyerje në Kuvend, ja çfarë nuk u dëgjua në televizor

Feb 5, 2016 | 14:02
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha është përfshirë dje në debat me deputetin e PS-së, Ben Blushi, për garën që po përflitet për kreun e PS-së. Berisha ka bërë dje diversion me socialistët, duke e cilësuar si të papranueshëm qëndrimin e Edi Ramës për të mos pranuar garën brenda socialistëve, duke shkelur në këtë mënyrë statutin e PS-së.

blushi11

Por këto deklarata të Berishës u komentuan nga kreu i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili ka ironizuar me ish-kreun e demokratëve të bëhet pjesë e PS-së.

Sali Berisha: Si të mos botohet kartela e një njeriu që i thoshte gazetarit se nuk ekziston Blushi? Nuk kam hallin e Blushit unë, por ai që mohon realitetin, ai është i sëmurë psikik, për atë ekziston vetëm realiteti i tij në kokë. Mirë jua bën juve dhe e përgëzoj për këtë. Ju përmend Tony Blair-in një e dy. Pa guxoni dhe bëni vetëm një pyetje. Na thuaj, zotëri, cilin laburist ka penguar Tony Blair për të kandiduar? Cilin? Nuk ka kryetar partie përveç atij që është i sëmurë që të mund të pengojë rivalin. E do, s’e do, je i detyruar. Si e pranoni një gjë të tillë?

Gramoz Ruçi: Si të sillemi në Partinë Socialiste, do na e mësosh ti? Hajde dhe ti po deshe në PS!

Sali Berisha: Nuk merrem fare me PS-në, absolutisht. Nuk kam punë me ju fare. Kam punë me vlerat dhe normat e demokracisë, por ju kokën i hëngërshi njëri-tjetrit. Nuk më bëhet fare vonë për ju. Po për vlerat e demokracisë po. Se nuk ka kryetar në botë të një vendi të lirë, që mund t’i thotë rivalit se nuk të lejoj të garosh me mua. Për socialistët kam respekt unë, sepse janë shtylla e alternativës së këtij vendi. Por jam i bindur se nuk ka sot socialist të vërtetë që të thotë të ndalojë garën…

Saimir Tahiri: Ke shumë respekt, e tregove më 21 janar…

Sali Berisha: Ajo karrigia e tij është mbi gjakun e tyre…

Saimir Tahiri: Ai ishte respekti për socialistët.

Sali Berisha: Ai i solli ata për të ardhur në atë karrige…

Flamur Noka-Saimir Tahirit: A ka mundësi, ti mbylle sqepin aty.

Saimir Tahiri: Po shko mor andej…

Sali Berisha: Ai që meritonte një përgjigje aty ishe ti që solle makinën, por shpëtove dhe më mirë që shpëtove. Unë jam i gëzuar që s’e more përgjigjen ashtu siç mund ta merrje aty. Kur fute makinën në Kryeministri. Por që mund ta merrje, mund ta merrje. Je i filmuar.

Saimir Tahiri: Po, po…

Taulant Balla: Ke folur 17 minuta për procedura. Dy minuta thotë rregullorja. Po shkel rregulloren.

Sali Berisha: Ka një kryetar që e mban Parlamentin, të gjithë ata që marrin përsipër këtu të bëjnë kryetarin, bëjnë më shumë zagarin se kryetarin.

Ilir Meta: Ju lutem, ju lutem…

Taulant Balla: Merrni masa, po shkel rregulloren.

Sali Berisha: Zagar ju thashë, se meritoni më shumë…

Taulant Balla: Ik ore, idiot…

Sali Berisha: Hajdutër, mos më ndërprisni fjalën, kjo është kërkesa ime.

Erjon Braçe: S’jam hajdut unë, por ti je një vrasës.

Ilir Meta: Ju lutem, zoti Berisha, përfundojeni ose do të ndërpresim seancën.

Taulant Balla: Kujt i thotë zagar ai?! U bë ai…?!

Sali Berisha-Ilir Metës: Nxirri jashtë fare.

Ilir Meta: Ju lutem, se po përfundon zoti Berisha.

Sali Berisha-Blushit: Nuk kam punë me ty unë, ti po deshe kandido, po deshe mos kandido. S’kam punë me ty. Unë merrem me normën. Po pse kujton ti se po bëj avokatin tënd unë?! E di si është problemi, gjëja e fundit që mund të bëj unë në tokë është avokati tënd. Por bëj avokatin e vlerave dhe parimeve të një sistemi demokratik. Më vjen mirë që dy deputetë të Veriut mbrojnë garën. Sepse zotëria e tij e ka personifikuar Veriun me kriminelë dhe vrasës, me trafikantë dhe banditë. Por ka në këtë Parlament që janë qytetarë të vërtetë. Dhe i kanë dhënë përgjigjen e merituar…

Taulant Balla: Zoti kryetar, na fyeu ky zotëria, duhet t’i përgjigjemi.

Ilir Meta: Shiko, ai nuk iu drejtua askujt. Emra nuk përmendi. Kishte hallin e statutit, kjo ishte e vërtetë…

Taulant Balla: Zotëri, në këtë krah këtu nuk ka zagarë… Nëse ti ke zagarë brenda teje, mbaji për vete. Ne këtej nuk të tolerojmë kurrë të na e thuash…

Ben Blushi: Po fole edhe për ne. Tani ne, o zotëri, jemi në një garë dhe unë s’e mohoj. Kemi një garë brenda partisë për arsyet tona. Pyetja që kam unë për ty, po ti ç’punë ke? Se ti teserën e Partisë së Punës e ke lënë para 25 vjetësh. Unë jam një nga ata njerëz që e njoh se çfarë ke bërë në këta 25 vjet. Kam qenë 20 vjeç kur kam dalë kundër teje dhe kam ca miq këtu që prej asaj kohe. Një nga ata është Ed Selami, e mban mend çfarë i bëre, e çove 10 vjet në Amerikë. Kryetar partie e kishe, e hoqe dhe e shkarkove. Iku në Amerikë dhe ja ku e ke. Ka njerëz që i ke rrahur brenda kësaj partie. Mua për fat s’po më rreh njeri akoma. S’më lënë këta, nuk më lënë të bëj garë. Edhe duke u futur ti, ata akoma më shumë nuk do më lënë. Pse bën sikur s’dëgjon, pyet Ridvanin se t’i dëgjon. Përktheja, të lutem. Pra, edhe një herë të them, ç’punë ke ti me ne? Mendon se duke bërë ne garë ti fiton më shumë vota. Çfarë halli ke që përzihesh në punët tona? Po të flasë Ed Selami po, të çohet këtu të ketë burrërinë dhe të thotë si e përzure dhe e çove në emigracion…

Sali Berisha: Përsa i përket qëndrimit tim, meqë thua mos u përziej. Kryetarët nuk janë në botën e engjëjve, mos kërkoni të jenë engjëj, as unë nuk është se kam qenë engjëll.

Taulant Balla: Po ti je skifter komplet.

Sali Berisha: Kurrë ndonjëherë s’më ka shkuar ndër mend të pengoj një njeri në garë. Kam pasur fatin që bashkëpunëtorët e mi të kenë garuar, ka pasur raste që edhe nuk kanë garuar. Kryesia e partisë kishte rregull që i caktonte, në fund hoqi dorë nga ky rregull. Ku qëndroj unë? Nuk mundem kurrë të imagjinoj që një kryetar partie në një vend të lirë të thotë se ‘unë nuk pranoj garën’.

Taulant Balla: Genc Pollo, ta tregojë Genci…

Ben Blushi: Me kë ke bërë garë brenda PD-së në 25 vjet? Me asnjë. Dhe në qoftë se po dal unë sot, kam frikë se modeli yt që krijove në 25 vjet, s’kishe rival, nuk bëje garë. Ata që kishe kundër i nxirrje jashtë partie, ca i ke rrahur. Një është Izet Haxhia, që sot është kundër teje. Ministrin tënd të Jashtëm e ka rrahur ai. Këta i merrte dhe i rrihte në zyrën tënde, kjo, pra, ka qenë demokracia që ka pasur brenda PD-së. Dhe në qoftë se unë sot jam kundër dhe kërkoj të flas, e di përse? Sepse nuk dua që modeli yt të vijë në partinë ku unë jam. Është shumë e thjeshtë. Nuk mund të dalësh ti pas 25 vjetësh dhe të na bësh propagandë se si demokracia që ti s’e ke pasur kurrë në partinë tënde të vijë në partitë tona. Nuk mund të ndodhë kurrë kjo. Unë jam kundër modelit, jo kundër njeriut. Kam qenë kundër teje, do të jem kundër të gjithëve atyre që bëhen si ty, dhe ky rrezik është. Por nëse çohesh ti këtu dhe të më bësh moral se si ta bëj luftën më mirë brenda Partisë Socialiste, kjo s’mund të jetë. S’e ha askush, kështu që merru me punët e partisë tënde dhe mos u ngatërro më me ne.

Sali Berisha: Blush, çdonjëri ka momentin e mjerimit, por të citosh vrasësin Izet Haxhia këtu, i cili me dëshmi të Sali Berishës, ai dhe i vëllai, është dënuar me 25 vjet burg…

Ben Blushi: Unë thashë gjë tjetër. Unë thashë që e ke pas ti në punë.

Sali Berisha: Ti (i drejtohet Blushit) e citove atë këtu, tani e citon Edi Rama gjithë ditën me Dabullët, e citon “mister këllira” me të tjerë. Por e çove veten në atë derexhe, që mjerë gara se kush e pretendon…

FATION BINJAKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura