Shaqiri: Të luaj për Kosovën? Ndjehem mirë me kombëtaren zvicerane

Jan 10, 2016 | 11:49
SHPËRNDAJE

 

Xherdan Shaqiri thotë se për vitin 2016 pret të fluturojë lart… e ka fjalën për kombëtaren e Zvicrës. Shqiptari që luan për Stoke në një intervistë për gazetëns zvireciane “Blick”, tregon synimet e tij për këtë vit ku objektivi më i rëndësishëm është Euro 2016.

“I gjithë populli i  Zvicrës i ka sytë nga Kampionati Evropian. Duam që t’i përfaqësojmë sa më mirë në Francë”, thotë ai.

16-Shaqiri2

Në intervistën e gjatë për numrin e fundjavës, Shaqiri flet edhe për shortin me Shqipërinë.

I pyetur se përse nuk e donte Shqipërinë në grup, ai thotë: “Kryesisht për shkak se do kishte qenë më emocionuese nëse do luanim me një kundërshtar të ri. Me Shqipërinë e dimë se çfarë na pret”.

I pyetur se për kë bën tifozllëk familja e tij, ai thotë: “Natyrisht janë me mua. Por do jetë një ndeshje speciale për të gjithë. Por unë distancohem pak nga kjo temë”.

I pyetur nëse do luante për Kosovën, nëse ajo pranohet nga FIFA, ai thotë: “Jo, nuk do merrem me këtë. Ndjehem shumë mirë në kombëtaren zvicerane”.

Duke komentuar deklaratën e trajnerit të kombëtares zvicerane, Vladimir Petkoviç, se vetëm Lorik Cana do luante në kombëtaren zvicerane nga lojtarët shqiptarë, Shaqiri thotë: “Nuk e di, nuk është e rëndësishme”.

Shaqiri thotë se Shqipëria nuk ia ka kërkuar të luajë për kombëtaren.

“Kur isha me kombëtaren U-18 të Zvicrës, ata nuk më njihnin. Kur isha 18 vjeç, isha pjesë e kombëtares zvicerane. Vetëm atëherë kjo u bë temë diskutimi në Shqipëri”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura