Shaqiri: Te Liverpuli që në 2014, por Bajerni vendosi veton

Jul 27, 2018 | 11:22
SHPËRNDAJE

Xherdan Shaqiri sapo i është bashkuar skuadrës së tij të re Liverpulit në SHBA dhe nuk e ka bërë ende debutimin me fanellën e kuqe.

shaqiri

Por mesfushori i kombëtares zvicerane pranon se ai mund të kishte shkuar në “Anfield Road” që në vitin 2014, po të mos e kishte penguar klubi i Bajernit. “Fola me Brendën Roxhersin përpara Kupës së Botës 2014. Ai më telefonoi dhe më tha se ishte i interesuar. Por Bajerni tha: ‘Të duam këtu, je i rëndësishëm për ne’”, u shpreh sulmuesi gjatë intervistës për televizionin e klubit “LFCTV”.

shqiri-470x303

Megjithatë, 26-vjeçari do të ketë mundësi të luajë për Klopin dhe ai nuk i trembet aspak kësaj sfide: “Kam luajtur për shumë klube të mëdha. Kam fituar shumë tituj me Bajernin, kështu që e di se çfarë do të thotë të luash në një skenë të madhe”. Dita e debutimit të tij pritet të jetë e shtuna, kur “reds”-at të përballen me Junajtid në “International Champions Cup”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura