Shaqiri i qartë: Do të kem mundësinë time, te Bajerni…

Sep 13, 2018 | 20:41
SHPËRNDAJE

Xherdan Shaqiri, tashmë një futbollist i Liverpulit, po kërkon mundësinë e tij për të qenë protagonist. Ai  beson se ajo do të vijë shumë shpejt dhe po ashtu ka edhe një krahism me skuadrën e Bajernit, ekip ku ka qenë më parë.

xherdan-shaqiri-768x540

Liverpuli

E njihja ambientin këtu dhe nuk ishte një surprizë për mua. Jam në një ekip të madh, por kam qenë edhe më parë pjesë e ekipeve si Bajern dhe Interin. Në Mynih, për shembull kishin vetëm mentalitetin për të fituar tituj. Liverpuli është një nga ekipet më të mëdha në botë. Synojmë të bëjmë një hap tjetër nga sezoni shkuar

Sfida me Totenhem

Kanë futbollistë të rezikshëm. Luajnë prej vitesh me njeri-tjetrin dhe kjo është diçka pozitive për ta. Ne do të futemi në fushë vetëm për të fituar ndeshjen.

Mungesa e aktivizimit

Jam i qetë sepse e di që mundësia im do të vijë. Janë shumë ndeshja përpara dhe të gjithë do të kenë mundësinë e tyre. Ne duhet të mendojmë vetëm për Totenhemin tani dhe jo për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura