Shantazhi ndaj gjyqtarit, vjen reagimi i Denar Bibës: Ja e vërteta, mos bëni dedektivin me mua

Aug 28, 2018 | 17:44
SHPËRNDAJE

Pas publikimit ne media te audiopërgjimit, ku degjohej ish kreu  i KQZ Denar Biba qe shantazhon gjyqtarin shqiptar të Strasburgut, Ledio Bianku për te ndikuar mbi proceset gjyqësore qe ka qeveria shqiptare per pronat ne Strasburg, vjen edhe reagimi Bibes.

auto_denar-biba11502975878-718x450

Ai thotë se materiali i publikuar është tendecioz dhe i publikuar fragmentalisht duke e shkëputur nga konteksi.

“Mos beni dedektivin me mua, s’është nevoja. Une e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, nder te tjera edhe ne viziten zyrtare prane GJEDNJ, ku isha pjese e delegacionit te kryesuar nga ish zv kryeministri i kohes. Metafora e trenit ishte ne pergjigje te pyetjes qe Bianku me beri mua se “perse pranova detyren e kryetarit te KPP”, duke qene se ishte ne dijeni te aspirates sime per Gjykaten Kushtetuese.

Ja kaq e thjeshte eshte. Mjaft te degjoni biseden e plote, dhe do ta kuptoni qe “sakrifica” e perfolur ishte e imja dhe s’kishte asnje lidhje me z.Bianku. Isha une qe pranova nje detyre qe nuk e doja. Kerkoni biseden e plote! E keni per detyre”, ka thënë Biba.

Biseda mes Bibës dhe Biankut

“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?

I thashë…

Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].

[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…

Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja.

Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”

Biba vazhdon: “Ma paguan ata biletën…”

Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:

“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura