“Shantazh ndaj Ramës dhe gjyqtarëve?”- Flet Saimir Tahiri: S’kam punuar 4 vite në Ministrinë e Brendshme për t’ua futur të tjerëve. Unë kam vetëm…

Sep 21, 2019 | 11:59
SHPËRNDAJE

Saimir-Tahiri- flet-gjykata-vendimi-konferenca (9)Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur për pretendimet e opozitës se ka kërcënuar dhe shantazhuar gjyqtarët, madje dhe kryeministrin Rama.

Por Tahiri në reagimin e tij ka thënë se ai ka vetëm të vërtetën e tij dhe se nuk ka punuar 4 vite në krye të Ministrisë së Brendshme  për t’ua futur të tjerëve.

“Pse nuk pyesni opozitën që bëri akuzuat? Më pyesni mua për të thënë a janë të vërteta akuzat e opozitës.

Është fyese kjo që bëni sikur unë kam kërcënuar të tjerët me materiale, sikur kam punuar në 4 vite për t’ua futur të tjerëve.

Unë s’kam punuar për të mbajtur letra në xhep për të kërcënuar të tjerët. Është fyese kjo që ju mendoni. Ta kenë bërë aq baltë sa që të kërcënohen nga unë? Unë se di kështu…

Kërkoni që opozita të vërtetojë akuzat, e dinë ata se e kanë bërë vete, prandaj mendojnë që e kam bërë dhe unë. Unë kësaj rruge i shkoj vetëm me të drejtën time përpara”, ka thënë Saimir Tahiri./PANORAMA.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura