Shameti: Kam 10 javë që luaj i dëmtuar, Teuta shkoi 1 herë në portë dhe na mori 1 pik

Nov 12, 2018 | 16:58
SHPËRNDAJE

Kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ndaj Teutës ku u shpreh:

bandicam 2018-11-12 16-36-45-682

Çfarë i mungon Kukësit që hyn me kaq vonesë në lojë?

Mendoj se sot jemi futur më shpejt në lojë. Vetëm 10 minuta ka luajtur Teuta duke qarkulluar topin. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Me këtë raste që na u dhanë nuk duhet të kishim dalë vetëm me 1 pikë. Neglizhënvë e të gjithë grupit. Kundërshtari të vjen 1 herë në portë, shënon 1 gol dhe merr një pik. Duhet ta kishim fituar ndeshjen pas 2 rezultateve negative. Duhet t’i rregullojmë gabimet.

Gjendja juaj?

Kam nja 10 javë që po luaj në këtë mënyrë. Këto janë gjëra të vogla me ato çfarë dua të bëj në fushën e lojës. Kur futem atje nuk mendoj më për dëmtimet. Na mungojnë 2 lojtar të rëndësishëm si Musolli dhe Rrumbullaku. Ne duhet të bëjmë maksimumin, të kemi 1 marsh më tepër dhe të marrim 3 pikët. Rivalët po shkëputen. Do jetë e vështirë vazhdimësia e kampionatit.

Ndryshimet e stadiumeve. Mos është e ekzagjeruar kërkesa e presidentit për të dalë kampion?

Presidenti ka të drejtë të nxjerri objektivat e veta. Kukësi gjithnjë është nisur për kampion. E kemi marrë këtë gjë përsipër. Edhe pse është e vështirë që ekipi të dalë kampion pa stadium. Këto ndeshje duhen fituar. Duhet të minimizojmë gabimet ndaj rivalëve direkt për Europë. Kemi bërë ndeshje shumë të mira në vazhdimësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura