Shameti drejt Moldavisë, trajneri i Sherifit fut mik Dritan Dervishin

Jul 27, 2017 | 10:12
SHPËRNDAJE

Orë vendimtare për të ardhmen e mbrojtësit gjirokastrit, Ylli Shameti. Titullari i Kukësit ka marrë tri oferta zyrtare dhe tashmë duhet të zgjedhë.

ylli shameti

Ashtu siç raportoi dje “Panorama Sport”, 33-vjeçari kërkohet me ngulm nga Sherif Tiraspoli, Visla Krakova dhe Aris Limasol. Mësohet se klubi që i ofron më shumë lojtarit është pikërisht ai moldav, që u përball me Kukësin në turin e dytë të Ligës së Europës.

roberto bordin

Trajneri italian i Sherifit, Roberto Bordin, mësohet se po insiston shumë për të bindur klubin dhe natyrisht lojtarin që të arrihet marrëveshja. Madje, mësohet se “shkes” është bërë edhe ish-drejtori i Kukësit, Dritan Dervishi, i cili është një mik i ngushtë i trajnerit të Sherifit.

Dritan Dervishi Kukesi

Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, në një kohë që Shameti duhet të zgjedhë mes tre ofertave nga Moldavia, Polonia dhe Qipro. Shameti vjen pas një sezoni fantastik me Kukësin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura