Shaland: Azerbajxhani është favorit, nesër duhet të rrezikojmë

Nov 19, 2018 | 19:11
SHPËRNDAJE

Ditën e nesërme Kosova do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme për Ligën e Kombeve përballë skuadrës së Azerbajxhanit. Për këtë ndeshja ka folur dhe trajneri Berndard Shaland në konferencë për shtyp para gazetarëve teksa ka thënë:

Shaland, Berisha

““Më vjen mirë që po shoh një interesim të madh të mediave dhe ky është një tregues për rëndësinë e madhe që ka ndeshja për të dyja ekipet. Do ta kemi një lojë të mirë dhe e dimë se është rrethi i fundit dhe gjasat për fitore janë 50 me 50. Në Azerbajxhan kemi luajtur baras. Skuadra e Azerbajxhanit është një skuadër e fortë dhe e mirë, prandaj edhe gjasat janë të barabarta. Azerbajxhani është favorit, pasi që ka shumë më shumë përvojë se sa ne. Por ne hyjmë për fitore dhe jam i bindur se me përkrahjen e tifozëve tanë të zjarrtë do t’ia arrijmë këtij qëllimi. Nuk do ta ndërrojmë filozofinë e lojës. Nesër duhet edhe të rrezikojmë. Edhe nëse humbasim do ta vazhdojmë jetën, por e ritheksoj: unë besoj në fitore”, është shprehur Shaland.

federataa

Ndërkohë krahas trajnerit ka qenë edhe lojtari Valon Berisha i cili u shpreh:

“Ajo ishte një fitore tejet domethënëse, por jemi të vetëdijshëm  për rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe ne po besojmë në fitore.

Mendoj se edhe pse barazimi na kryen punë, ne si futbollist dhe si ekip nuk duhet të mendojmë për barazim, por duhet të shkojmë për fitore. Në fillim të kësaj gare Azerbajxhani është llogaritur favorit i grupit, madje edhe tani për shkak të përvojës mund të llogaritet i tillë. Por ne jemi lider dhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë kurajë. Luajmë para tifozëve tanë dhe hyjmë për fitore”,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura