“Shaktari dëshiron që të na hapë probleme”, Inzagi: Nuk është sfidë deçizive, ja kërkesa ime për Interin

Sep 27, 2021 | 19:46
SHPËRNDAJE

Në pragtë ndeshjes së rëndësishme pasditen e nesërme ndaj Shaktar Donjetsk në orën 18:45 në Kiev, e vlefshme për ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Champions-it, trajneri i Interit, Simone Inzagi ka folur në konferencë për shtyp duke analizuar këtë takim:

INZAGI

Shaktari – “Shaktari ka bërë një rrugëtim të madh. Kanë kaluar më shumë se 20 vite nga goli im ndaj tyre, sakaq ata kanë bërë një rrugëtim të madh ku ishin shumë pranë finales së Europa Ligës dhe në Champions ka bërë mirë.”

Ndeshja ndaj Shaktarit – “Nuk është ende një ndeshje deçizive. Shaktari është një skuadër e stërvitur mirë, dhe duan që të na hapin probleme. Do të duhet që të bëjmë një ndeshje të mirë duke e ditur që vijmë nga një ndeshje e mirë ndaj Atalantës. Skuadra dhe reagimi i saj më ka pëlqyer.”

Shaktari me De Zerbin – “Kam parë Shaktarin ndeshjet e fundit, duket që kërkojnë që të dërgojnë idetë e tyre të futbollit dhe De Zerbi ka qenë mjaft i zoti xsepse në dy muaj e gjysmë ka modifikuar gjithçka dhe skuadra i ngjason ideve të tij.”

Kërkesa ndaj skuadrës – “Kam kërkuar një skuadër gati për të reaguar, gati për të luajtur një futboll të bukur dhe këto dy gjëra janë parë në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit. Dua të shoh më shumë ekuilibër, sulmojmë me shumë lojtarë dhe zhvillojmë shumë futboll, por me shumë mundësi do të duhet që të gjej zgjedhje më pak të vështira, duke gabuar pasime të thjeshta që mund të shkojnë në kundërsulme vrastare për kundërshtarët.”

Vështirësia ndaj skuadrave që bëjnë presing lart – “Ne gjetëm disa vështirësi dhe ndeshje në të cilat ne mbetëm prapa, por unë jam i kënaqur me reagimin e ekipit. Pavarësisht nga episodet e pafavorshme, dhe ishin më shumë se një, ekipi gjithmonë ka mbetur i kthjellët dhe në lojë.”

Ekuilibri – “Ne jemi një ekip ofensiv, i cili dhe e bën këtë gjerësisht. Në ditë të caktuara, nëse bëjmë më shumë gabime se zakonisht dhe kundër kundërshtarëve, ne mund të vuajmë diçka. Por ne gjithmonë do të përpiqemi të krijojmë lojë, krijojmë mundësi.”, përfundoi trajneri zikaltër, Simone Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura