“Shakaja Rilindase për të marrë 20 refugjatë e shpëtuar Italinë mike, merr fund me lavdi”

Aug 29, 2018 | 20:06
SHPËRNDAJE

“’Shakaja’ Rilindase per te marre 20 refugjate e ‘shpetuar’ Italine mike merr fund me ‘lavdi’”. Kështu shprehet deputeti demokrat Tritan Shehu, pas deklaratës së zëdhënëses së KE-së, se transferimi i një pjese të refugjateve të anijes “Dicotti” në Shqipëri, mund të bëhet vetëm me pëlqimin e këtyre të fundit, pavarësisht marrëveshjes mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.

Shehu refugjatet

Një një postim në rrjetet sociale ai shton: Ashtu si e theksova prej ditesh, ashtu sic duhej ta dinin mire edhe ne Ministrine tone te Jashteme, zyrat perkatese te Brukselit konfirmojne se refugjatet, qe arrijne ne vendet e BE nuk mund te cohen ne vende te treta pa deshiren e tyre, ose pa vendime gjykate individuale kjo.

Ka shume menyra te vlefshme e te dobishme per te permiresuar imazhin tone te shkaterruar, per te rifituar “simpatine” e miqve, per te falenderuar Italine e partneret tane te tjere, per mbeshtetjen e tyre te madhe ndaj nesh.

Per kete mjafton te realizojme “detyrat e shtepise”, te bashkepunojme sinqerisht me partneret perendimore, te luftojme drogen, krimin, trafiqet etj, pra edhe te mos eksportojme te ata problemet tona te medha, sic po ndodh.

Politikat e “fasadave”, imazheve ne 3D, propagandave surealiste te Rilindjes nuk i beson kerkush, ose me e shumta kane nje jetegjtesi shume te shkurter ne efektet e tyre, duke thelluar keshtu me tej mosbesimin afat gjate ndaj nesh.

Ne fakt me keq akoma…na bejne qesharake kudo…

Dhe kjo eshte fatkeqesi e vertete dhe reale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura