Sfumohet pista Kale për Flamurtarin, ja situata e brazilianit në gjyqin me Kukësin

Aug 28, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

Në Vlorë ka pak shpresa se Elton Kale do të qëndrojë. Kjo javë pritet që të jetë vendimtare në këtë drejtim dhe me shumë mundësi Kale do të jetë i Kukësit. Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve do të vendosë këtë javë këtë çështje. Por, në Vlorë janë të frikësuar për vendimin që mund të jepet.

Burime pranë Klubit të Futbollit Flamurtari pohojnë për “Panorama Sport” se situata e gjasat janë që të jepet një vendim jo në favor të Flamurtarit. Në dosjen që avokati i Kales ka dërguar në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, thuhet se kontrata e lojtarit ka përfunduar. Në këto kushte hidhen dyshime se Kukësi mund të ketë dy kontrata me lojtarin dhe njëra prej tyre është pa afat. Ky është edhe ngërçi i kësaj çështjeje që pret zgjidhje. Por, në Vlorë shanset i kanë të pakta për qëndrimin e Kales dhe kanë nisur të mendojnë për afrime të tjera. Rrjedhimisht pritet që të afrohen dy sulmues në ditët në vijim.

kale kukesi teuta

ÇFARË THA IDRIZI

Pas ndeshjes me Kukësin, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i pyetur për çështjen “Kale”, është shprehur. “Safet Gjici është një miku ynë. Këto janë klube që “nuk e djegin jorganin për një plesht”. Gjici ka pasur një gëzim familjar. I uroj trashëgime mbesës së tij. Ka qenë në një dasmë. E telefonova Gjicin, u dëgjuam dhe kaq. Ç’është kjo histori, që për çështjen e Kalesë nuk do të vijë Gjici në Vlorë?!”, tha Idrizi. Po për këtë çështje më herët pati deklaruar. “Flamurtari është klub që nuk bën aventura të tilla edhe për etikë, pra që të shkojë e të marrë lojtarë që janë nën kontratë, duke thyer rregullat e lojës. Të jemi të qartë: Flamurtari nuk ka shanse që nga koha që jam unë të prishë rregullat e lojës e të shkojë të marrë lojtarë që janë në kontratë me një klub tjetër”, tha Idrizi.

MERKATO

Flamurtari kërkon Ferhan Hasanin. Një fakt të tillë e konfirmoi administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i ftuar në “Zona Gol” në “SuperSport”. Idrizi deklaron se për Hasanin ka ofruar 250 mijë euro, ndërsa thekson se është në pritje të Ekubanit. “Lojtari që kam kërkuar me insistim ka qenë Ferhan Hasani, ish-sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, më tha që duhet të prisnim, që të kthente përgjigje. I kam thënë shihe dhe ofertën tonë dhe vendos. I ofrova 250 mijë euro, por atje ku ka shkuar (AL-Raed) merr shumë më tepër. Ekubanit i kemi ofruar gjysmën e pagës që merrte te Leeds United dhe e presim deri në fund të merkatos”, shprehet Idrizi.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura