“Sfiduan shiun dhe shtuan kërkesat”, mediat e huaja shkruajnë për protestën e studentëve

Dec 8, 2018 | 17:14
SHPËRNDAJE

Protesta e studentëve e cila ka hyrë në ditën e katërt është pasqyruar edhe sot nga mediat e huaja.

Mediat në Amerikë, i kanë kushtuar një hapësirë protestës së studentëve dhe vendosmërisë së tyre për të arritur të ndryshojnë VKM për uljen e tarifës së studimit dhe përmirësimin e kushteve.

studentet

Sot ato shkruajnë se studentët vazhdojnë protestën e tyre pa ndikime politike dhe nuk pranojnë asnjë dialog nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, duke iu referuar  medias Assiociated Press.

SHKRIMI I PLOTË

Studentët e universitetit publik po vazhdojnë të protestojnë në kryeqytetin shqiptar, duke hedhur poshtë ofertat për të negociuar me qeverinë, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Studentët të shtunën sfiduan shiun dhe i shtuan kërkesat e tyre, duke hedhur poshtë mbështetjen e opozitës politike.

Faksimile e shkrimit te ABCNews

Ata kanë bllokuar një rrugë kryesore para Ministrisë së Arsimit dhe disa prej prindërve të tyre janë bashkuar me ta.

Kërkesa kryesore është një përgjysmim i tarifave të shkollimit, të cilat për kurset bachelor variojnë nga 20,000 në 45,000 lekë në vit.

Disa studentë kanë lënë të kuptohet se mund të fillojnë një grevë urie.

8 dhjetori konsiderohet si një festë kombëtare në Shqipëri, duke shënuar datën në vitin 1990, kur një protestë studentore rrëzonte regjimin komunist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura