Sfiduan oraret e ecjes në këmbë, policia jep detajet dhe bën apel: 165 shtetas u gjobitën (VIDEO)

Mar 19, 2020 | 14:13
SHPËRNDAJE

Nuk kane munguar qytetaret qe nuk kane dashuar t’ja dine per oraret e levijzes ne kembe, te percaktuara nje dite me pare, por e kane pesuar, pasi jane kapur mat nga policia.policia infektiviPolicia e Shtetit ben me dije se ka ndeshkuar me gjobat 10 mije leke secili 165 persona ne gjithe vendin, nderkohe qe teksa poston pamje nga aksioni, perserit apelin per shqiptaret: qendroni ne shtepi, zbatoni rregullat e vendosura.1

NJOFTIMI 

Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura