Sfidon veten edhe në biznes, Sinani: ‘Së shpejti hap restorant në Dallas

Feb 1, 2016 | 11:12
SHPËRNDAJE

Ai është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Gati çdo këngë e tij është hit. Gjatë vitit të kaluar ka krijuar shumë projekte, madje siç thotë Sinani, nuk ka mundur të refuzojë ndonjë këngë se të gjitha i ka pasur të mira.

‘’Nuk kam mundur të refuzoj asnjë, të gjitha këngët ishin të mira, se në këtë tollovi të këngëve kam pasur fat’’, thekson këngërari Vllasaliu, i cili krahas muzikës, merret edhe me biznes për të cilin kryesisht kujdeset vajza e tij, Edona. ‘’Kisha me cek se në industri ka qenë një vit mjaft i mirë me angazhimin e Edonës, vajzës sime.

1148809_314525702017477_1204954448_n

Por unë nuk kam pasur kohë për asgjë tjetër, as vetë nuk kam mundur ta shfrytëzoj për shkak të kërkesave të mëdha që kam pasur dhe vazhdoj të kem’’, shprehet më tej këngëtari kosovar.

Ai është edhe anëtar i bordit te klubi futbollistik Prishtina në Kosovë, ndërsa përveç biznesit aktual që ka me vajzën, Sinani ka vendosur të sfidojë veten me një biznes tjetër, por në Amerikë. ‘’Tani do të hap një restorant në Amerikë, Dallas,’’, shprehet në fund Sinani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura