Sfidë treshe për sulmuesin e Premier Ligës, Juventusi provon të arrijë marrëveshje duke futur në operacion…

May 21, 2020 | 16:16
SHPËRNDAJE

Juventusi ka në shënjestër Raul Himenezin, sulmuesin meksikan të Uolverhemptonit, autori i 13 golave në 28 ndeshje të Premier Ligës luajtur përpara ndërprerjes së kampionatit prej Koronavirusit në 13 mars.jimenez

Bardhezinjtë po e monitorojnë me kujdes sulmuesin 29-vjeçar, të cilin e shikojnë si zëvendësuesin e Gonzalo Higuainit në rast largimi, por duhet të bëjnë llogaritë edhe me konkurrencën e Realit të Madridit, Barcelonës dhe Mançester Junajtidit.

Sajti spanjoll “Fichajes.com” shkruante se kampionët e Italisë janë të gatshëm që të përfshijnë edhe emrin e një futbollisti të tyre në operacion dhe ai do të ishte mesfushori francez Adrien Rabio.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura