“Sfida e vërtetë sapo ka nisur”/ Koordinatori për Sportin në PD, Andi Lila: Me në krye Lulzim Bashën do t’ia dalim përballë manipulatorëve

May 2, 2021 | 18:26
SHPËRNDAJE

Koordinatori për Sportin në Partinë Demokratike, Andi Lila ka bërë një reagim pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Në një status në Instagram, Lila shkruan se dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, që u shkaktuan nga manipulimi.

andi lila-lulzim basha

Ndër të tjera Lila shkruan se sfida e vërtetë sapo ka nisur dhe se Partia Demokratike, me në krye Lulzim Bashën do t’ia dalin, duke u përballuar me manipulatorët, siç i quan ai.

“U sollëm si europiane, por u shpërblyem si në mesjetën barbare. Por, ne në tokë kurrë nuk ramë. Sfida e vërtetë sa ka nisur. Partia Demokratike, gjithë demokratët e bashkuar me z.Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë. Ne do ju mbështetim, sepse uragani popull tashmë nuk do ndalet, së bashku do i prijmë”, shkruan Lila.

Postimi i plotë i Andi Lilës

Me privilegjin që z.Basha dhe Partia Demokratike më dhanë si Koordinator Kombëtar i Sportit, kudo ku shkuam, këdo që takuam, vetëm shkëlqimin e shpresës, të optimizmit, ndryshimit e perspektivës me sytë tona vështruam gjithkund. Por dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, shkaktuar nga manipulimi i pamatshëm, dhuna e bandave të ushqyera nga tregu zyrtar i hashashit, shtypja e presioni i administrates, makineria e oligarkëve furnizuar me paratë e siguruara prej taksave publike, policia e drejtësia në këmbë për të avokuar kriminelët. Ato i pushkatuan zgjedhjet e lira si askund në botë e askush në trojet shqiptare. Ato grabitën shpresën, të ardhmen e fëmijëve tanë. U sollëm si europiane, por u shpërblyem si në mesjetën barbare. Por, ne në tokë kurrë nuk ramë. Sfida e vërtetë sa ka nisur. Partia Demokratike, gjithë demokratët e bashkuar me z.Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë. Ne do ju mbështetim, sepse uragani popull tashmë nuk do ndalet, së bashku do i prijmë.

Ne jemi këtu,do të jemi këtu,në mbrojtje të demokracisë, sepse ne jemi shqiptarë dhe veç gjuhën amtare flasim.

@lulzimbasha

@pdshqiperi

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/