Sfakanakis në Tiranë, shpërthejnë këngëtarët shqiptarë: Monstër, ka pështyrë mbi ne për vite në Greqi

May 21, 2018 | 15:56
SHPËRNDAJE

Më 24 maj pritet që këngëtari i njohur grek Notis Sfakanakis të vijë në Shqipëri, ku do të mbajë një koncert në Pallatin e Kongresit. Por që ditën që doli lajmi se ai do vinte në vendin tonë, kanë nisur debatet e shumta.

E gjithë kjo ka nisur, pasi këngëtari i famshëm konsiderohet si antishqiptar. Për këtë arsye, në mediat sociale kanë nisur edhe thirrjet për bojkotimin e koncertit të tij në kryeqytet, Tiranë.

Madje kësaj thirrjeje i është bashkuar edhe këngëtari i njohur Elton Deda.

“Nese ato qe thuhen per kete kengetar ketu, qendrojne, une si individ dhe si artist qe tolerancen ndaj homologeve te mi e kam tejet te ekzagjeruar, do behesha me deshire nje nxites i bojkotit. Njerezit qe hane aty ku kane peshtyre gjithmone ma kane shpifur. Shpresoj qe te mos jete ashtu sic shkruhet ne kete shkrim, se perndryshe do ishte teper e ulet ti dhurosh duartrokitje dhe te paguash dike, qe te ka konsideruar race inferiore”, shkruan Elton Deda në profilin e tij në “Facebook”.

Gjithashtu në rrjetet sociale është publikuar edhe videoja e një deputeti grek i cili ndjell vrer ndaj talenteve shqiptarë që kanë arritur suksese në botë si me muzikë ashtu edhe me sport.

Deputeti nuk lë pa përmendur edhe përfaqësimin e Qipros në “Eurovizion” nga këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira. Partinë nacionaliste greke e mbështet edhe këngëtari Sfakianakis.

Pasi është publikuar kjo video, kanë reaguar edhe këngëtarët shqiptarë si Flori Mumajesi, Jonida Maliqi, Klajdi Haruni dhe Bruno; të cilët dalin haptas kundër ardhjes së Notis Sfakianakis në Shqipëri.

“Ku je tani o deputeti i partisë “Agimi i Leshit” që më shan shqiptarët në parlamentin grek?

Ku je kur promovuesi yt Notis Sfakianakis po vjen te ne të na tregojë se sa pabuks është dhe se pa lekët tona nuk mundet të jetojë në vendin tënd pavarësisht bajgave që ha nëpër mediat greke për të huajt dhe për shqiptarët.”, ka shkruar Flori në reagimin e tij.

Ndërsa, Jonida Maliqi ka shkruar “Supozohet qe ne Shqiptaret jemi popull mikprites por kurrsesi deri ne kete pike ku te favorizojme ata qe kane peshtyre mbi ne nder vite. Absurditet i madh per kete palo kengetar qe mbi te gjitha nuk eshte njeri por monster qe tani ne vendin e tij nuk e begenisin me e vjen ketu per koncert recital me cmim bilete “te fryre”.

Më poshtë mund t’i shihni reagimet e plota të artistëve lidhur me koncertin e grekut Sfakianakis në Shqipëri.

“Bileta 200 euro per ate qe na quan plehra dhe kendon qençe”

Nga Gazmend Kapllani

Dje në Selanik të Greqisë, nacionalistë të majtë e të djathë, rrahën kryetarin e bashkisë se qytetit Janis Butaris. Një burr i mençur dhe trim që vite tashmë i kundërvihet nacionalizmit histerik me të cilin është mbruajtur shoqëria greke – që nga krijimi i shtetit modern grek. Butari është mbi të gjitha një simbol që urrejnë Kisha Ortodokse Greke, fashistët, stalinistët, kopukët, hajdutët, shteti i thellë grek. Përse e urrejnë? Sepse thotë disa të vërteta të thjeshta, si për shembull, flet për holokaustin e hebrejve të Selanikut (një qytet universiteti i të cilit është ndertuar mbi varrezat e hebrejve te qytetit!); flet per te kaluaren e nje qyteti, Selanikut, qe dikur ishte nje nga qytetet me kozmopolite ne Mesdhe dhe qe vala e nacionalizmit dhe spastrimeve etnike e ka kthyer ne nje province ku mbizoteron fjala e talibaneve ortodokse dhe e paranojes nacionaliste. Por une per tjeter gje doja te shkruaja. Kur isha ne Tirane, javen e kaluar, pash afishe te nje koncerti qe do jepet ne Tirane ne daten 24 Maj, te nje kengetari grek quajtur Notis Sfakianakis; Notis kendon tallava greke, te quajtur ne greqisht edhe “muzike skiladhiko”, ose ne shqip “muzike qence” apo “muzike hum-hum”. Nejse, ne nje shoqeri te hapur njerezit jane te lire te degjojne dhe te adhurojne edhe muziken hum-hum. Problemi eshte se Sfakianakis eshte nje fashist i hapur, i cili i ka quajtur Shqiptaret “plehra”, qe jep koncerte per nazistet e Agimit te Arte dhe nxit urrejtjen dhe paranojen nacionaliste ne Greqi (pervec faktit qe eshte nje ufolog qe beson se Greket jane race aq superiore saqe e kane prejardhjen nga jashte-tokesoret!). Me beri pershtypje qe ata qe Sfakianakis i quan “plehra” do paguajne 100 apo 200 euro per bilete qe t’a degjojne, ndersa ne Greqi biletat per koncertet e tij nuk i kalojne zakonisht 50 euro. Sigurisht, me aq shume pare te piste qe qarkullon ne Shqiperi, shume “plehra”, mendoj, s’i kane per gje 200 euro per nje nate. Por ajo qe te shokon ne rastin e atdheut tone ende-geto eshte se ne nuk adhurojme dhe respektojme vetem anet me te keqija te vetvetes por edhe anet me te keqija te te tjereve. Koncerti i ketij ufologu fashist dhe urrejtje-ndjelles nuk eshte vetem ofendim i rende per Shqiptaret. Eshte ofendim i rende edhe per njerezit demokrate ne Greqi dhe kudo ne Ballkan dhe Europe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura