Sezoni turistik, ministrja Manastirliu jep njoftimin: Po përmbyllet dezinfektimi zonave të nxehta. Me rëndësi…

Jun 28, 2020 | 16:02
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në facebook ka bërë me dije se është drejt përmbylljes trajtimi i katërt i dezinfektimit në zonat e nxehta, që sezoni turistik të jetë sa më i sigurtë.

dezinfektim

Ma tej ministrja thotë se në këtë situatë epidemie, ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet apo reaksionet alergjike.

“Po përmbyllet trajtimi i katërt i dezinsektimit në zonat e nxehta, të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik, që nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë, për një sezon turistik të sigurt.

Në këtë situatë epidemie, ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike”, shkruan Manastirliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura