“Sezoni turistik më i sigurtë”, Rama nga Durrësi: Këta të huajt mos i drogoi qeveria që thonë fjalë të mira?

Aug 30, 2018 | 11:49
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Gjiri i Lalëzit në kuadër të masave të marra dhe bilanceve për turizmin, se ky ka qenë viti më i pastër dhe më i qetë.

“Sezoni turistik 2018 më i pastër, më i sigurtë, më i larmishëm dhe me të hyrat më të larta në ekonomi, por edhe me plot mësime për të thelluar ndryshimin në sezonin e ardhshëm”, ka qenë kjo motja e këtij takimi.

RAMA

“Kemi pasur sezonin më të pastër turistik. Ka qenë sezoni me më pak plehra, që ka qenë një problem mendësie te “patriotët” tanë, që shajnë me zell kundërshtarët në futboll dhe qajnë kur shohin shenjën e shqiponjës, por nuk janë gati për të mos hedhur plehrat vend e pa vend. Shqipëria është pis për shkak se ne jemi të padrejtë dhe të pabesë me të në radhë të parë”, deklaroi Rama.

Më tej Rama tha se: Të huajt na vlerësuan vendin si të bukur dhe me çmime të lira, ndërsa shqiptarët shkruajnë se Shqipëria është e shëmtuar dhe e shtrenjtë. Këta të huajt mos i drogoi qeveria që thonë fjalë të mira? Jo se nuk kemi më probleme, por kemi pasur një sezon ndryshe nga herët e tjera”, shtoi kreu i qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura