Sezoni i vjeshtës, Malaj: Kandidatët që marrin pjesë

Aug 28, 2015 | 14:11
SHPËRNDAJE

Kur pritet shpallja e fituesve të raundit të parë për në universitet, Ministria e Arsimit ka dhënë detaje mbi provimet e vjeshtës, që janë një shans i dytë për ata që nuk i janë nënshtruar ende konkurrimit.

Zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj
Zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj

KANDIDATËT
Sipas zëvendësministres Nora Malaj, në sesionin e vjeshtës kanë të drejtë të marrin pjesë, veç kandidatëve që ishin mbetës në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore, edhe ata që nuk kaluan klasën dhe shlyen provimet shkollore në datat 20 deri në 23 gusht.

Këta maturantë, theksoi Malaj, nuk e kanë të nevojshme të riplotësojnë formularin A1Z, pasi emri i tyre figuron në sistem. Dy kategori të tjera që do të kenë mundësinë të futen në provimet e vjeshtës, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë garës për në universitet, do të jenë kandidatët që kanë përfunduar shkollën përpara vitit 2015, si edhe ata që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit.

“Në provimet e vjeshtës kanë të drejtë të regjistrohen edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2015, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore, dhe për arsye të ndryshme nuk kanë plotësuar formularin A1Z, në këtë rast kandidatët duhet të plotësojnë formularin A1Z pranë Drejtorive Arsimore apo Zyrave Arsimore përkatëse. Po ashtu të drejtë për të marrë pjesë kanë edhe ata që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në Ministrinë e Arsimit. Në këtë rast kandidatët duhet të plotësojnë formularin A1Z pranë DAR/ ZA-ve ose shkollës që i cakton DAR/ZA e vendbanimit”, tha zëvendësministrja.

Malaj u ndal edhe në procedurën e regjistrimit dhe dhënies së provimeve. Kandidatët, theksoi ajo, kanë edhe dy ditë afat për plotësimin e formularit A1Z. “Deri në datën 30 gusht 2015, të gjithë kandidatët, që për arsye të ndryshme nuk kanë aplikuar për provimet e maturës 2015, do të plotë- sojnë on-line formularin A1Z pranë DAR/ZA-ve”.

SEZONI
Sesioni i vjeshtës fillon në datën 1 shtator me provimin në lëndën e Gjuhës së Huaj. Dy ditë më pas është provimi për lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Për të vijuar me Matematikën, që mundësia e shlyerjes do të jetë në datën 7 shtator. Në fund janë lëndët me zgjedhje, përkatë- sisht në datën 11 shtator do të mbahet edhe provimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura