Sezoni i ri turistik, ja 41 masat që duhet të merren

Apr 29, 2016 | 9:16
SHPËRNDAJE

Janë rreth 41 masa që duhet të ndërmarrin institucione të ndryshme, në nivel qendror dhe vendor për të siguruar një sezon turistik të qëndrueshëm. Ku pjesa më e madhe e detyrave i takon Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, asaj të Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

playhParashikohet që të ngrihen më shumë qendra shëndetësore në zonat e mbipopulluara bregdetare, staf i shtuar mjekësor, furnizime shtesë në barna, masa policore për menaxhimin e zonave turistike, lehtësim në hyrje-daljet në pikat kufitare, lehtësim vizash për vendet si Rusi, Arabi Saudite etj, të cilët mund të hyjnë pa viza në Shqipëri që me dt 15 maj (15 ditë përpara se një vit më parë), do të vazhdohet me inspektimet për kanalizimet e ujërave të zeza ku po identifikohen të gjitha subjektet private që ndotin detin, janë përgatitur kalendarët e festave dhe aktiviteteve kulturore në zonat bregdetare, si dhe janë zgjatur oraret e muzeve.

Aktualisht Agjencia Kombëtare e Turizmit është në pritje të komenteve që do të japë çdo institucion i përfshirë në këtë plan mbi arritjen e deritanishme.

Ja cilat janë 41 masat :

-Të merren masa për përfundimin e rrugëve në ndërtim dhe të realizohen me prioritet investimet për rikonstruksionin, mirëmbajtjen dhe pajisjen me sinjalistikë rrugore të akseve të mëposhtme:
a. Autostrada Kavajë- Rrogozhinë
b. Rruga nacionale Vlorë–Sarandë
c. Rrëshqitjet në Dukat
d. Gjirokastër-Korçë
e. Berat-Roskovec-Fier
f. Bogë-Theth
g. Gjirokastër-Sarandë
h. Lidhja e sitit arkeologjik të Bylisit me aksin Levan-Tepelenë.

-Të përditësohet informacioni mbi oraret dhe stacionet e autobusëve, për linjat ndërqytetase në të gjithë vendin .
Të përditësohet lista e mjeteve turistike sipas shoqërive të liçensuara dhe të pasqyrohet në faqen e Ministrisë.
Strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme të ushtrojnë kontrolle për veprimtarinë e transportit turistik në përputhje me liçencën dhe me kontratën me operatorin turistik.

-Të vendosen orare të përcaktuara për lëvizjen e mjeteve të rënda të transportit të mallrave gjatë sezonit turistik në rrjetin rrugor kombëtar, në zonat e plazhit dhe qytetet bregdetare. Të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të përditësuar axhendën.
a.Të përcaktohen kalata të veçanta për anijet turistike në portet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit.
b.Të vendosen sinjalistikat horizontale dhe vertikale, vijëzimet në rrugë dhe ndriçimi i nevojshëm për të orientuar lëvizjen e sigurtë të turistëve nga terminali deri në dalje.
Të vendosen rrethime për kufizimin e lëvizjeve pranë kalatave.
c.Të caktohen ambjente shtesë për parkimin e automjeteve që hyjnë e dalin në port.
d. Të bëhet shtimi i sporteleve dhe personelit të Sigurisë Portuale në terren për periudhën e fluksit si dhe trajnimi i tyre.

-Të përcaktohen zonat për ankorimin e mjeteve lundruese argëtuese, korridoret e hyrje daljeve dhe të përgatisë hartën përkatëse për plazhet në zbatim të VKM Nr. 321 “Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme në thëllësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore”.

-Të pajisen korridoret e hyrje daljeve të mjeteve lundruese argëtuese me sinjalistikën përkatëse.
Të merren masat, që të bëhet përpunimi në çdo kohë i mjeteve lundruese turistike jahte, veljera etj. si dhe asistencë profesionale për drejtuesit e tyre nëse kërkohet.

-Të merren masa për furnizimin me ujë të pijshëm dhe sistemimin e rrjetit të kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza në destinacionet turistike.

-Të përgatitet plani i koordinimit për ta patur nën kontroll situatën për çdo defekt të mundshëm gjatë gjithë sezonit turistik.
Të përditësohet harta e aksidenteve rrugore dhe t’ju vihet në dispozicion agjencive turistike.
Të hartohet dhe zbatohet programi për evidentimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane të ngurta dhe mbetje të tjera me impakt negativ në mjedis, gjatë rrugëve nacionale dhe atyre që të çojnë në destinacione turistike.

-Të kontrollohen shkarkimet e ujërave të përdorura në zonat e pushimit dhe të plazheve.

-Të ushtrohet kontroll për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave nga zonat turistike drejt vendeve të depozitimit të paracaktuara.

-Të hartohet dhe zbatohet programi i kontrollit, për monitorimin e ndotjes akustike në destinacionet turistike.

-Të merren masat për mirëmbajtjen nga Bordi i Kullimit të kanalizimeve primare dhe sekondare në zonat bregdetare.

-Të merren masa për mirëmbajtjen e rrugëve të brendshme (vijëzimi i rrugëve, vendosja e sinjalistikës dhe informacion në lidhje me shërbimet bazë: polici, spitale, plazhe, pika të vizitueshme), rrugëve që çojnë drejt destinacioneve turistike dhe ndriçimin e tyre.

-Të përcaktojë vendparkimet e automjeteve në zonat e plazheve.
Të zbatojnë planet për menaxhimin e integruar të mbetjeve, planet për vendosjen e kontiniereve dhe të zhvendosjes së mbetjeve urbane në të gjithë destinacionet turistike.
Të hapen dhe të vihen në funksion të plotë zyrat e informimit për turistët në qendrat e qyteteve dhe në afërsi të pikave turistike.

Të vihen në dispozicion të pushuesve numra telefoni pranë bashkive për ankesat apo shërbimet e munguara ndaj tyre

Të merren masa për inspektimin e subjekteve që prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Të sigurojë furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike.

-Të realizohen fushata ndërgjegjësuese dhe aksione veprimi për mbrojtjen dhe mbajtjen pastër të mjedisit dhe riciklimin e mbetjeve urbane në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.

Të organizohen aktivitete për pastrimin e bregdetit shqiptar dhe të pikave turistike nga Drejtoritë Arsimore Rajonale në bashkëpunim me shoqatat dhe shoqërinë civile.

-Të hartohet plani i veprimtarive kulturore për sezonin turistik 2016 nga Drejtoritë Arsimore Rajonale
Kontrolli i subjekteve tregtare në destinacionet turistike për ekspozimin e çmimeve për produktet/shërbimet e ofruara, në vënde të dukshme për publikun.

-Të ushtrohet kontroll për dokumentacionin ligjor dhe zbatimin e standarteve teknike për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit.

-Të zbatojë programin e dezinsektimit të zonave bregdetare, ligatinore dhe qyteteve bregdetare sipas nje plani të miratuar për vitin 2016.

-Të riorganizojë dhe të rrisë prezencën në territor, të shërbimit ambulator,të urgjencës mjekësore dhe autoambulancave, për t’iu përgjigjur fluksit të shtuar të turistëve dhe transportit në kohë sa më të shpejtë.

-Të vërë në gatishmëri qëndrën e shërbimit të helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë për asistencën mjekësore dhe transportin e rasteve urgjente.

-Të forcojë prezencën mjekësore në pikat kryesore kufitare tokësore, në porte dhe në aeroportin e Rinasit.
Të bëjë inspektime dhe kontrolle për respektimin e normave dhe rregullave higjeno-sanitare
në objektet turistike, restorante e struktura akomoduese.

-Të bëjë analizat e ujrave të detit në stacionet e monitorimit dhe në zonat e përcaktuara si plazhe publike, përpara, gjatë dhe pas sezonit turistik.
Të identifikojë burimet direkte dhe indirekte të ndotjes së plazheve.

-Përzgjedhja përgatitja dhe trajnimi i rojeve të plazhit në përputhje me standardet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi si dhe vendosja e kullave të vrojtimit dhe stacioneve të plazhit (ujë, dushe, kabina etj. ).

-Të hartojë, zhvillojë dhe monitorojë proçesin e dhënies në përdorim të hapesirave publike në plazh dhe të përgatiten modelet e zhvillimit të stacioneve të plazhit sipas destinacioneve dhe tipologjive.

-Sigurimi i sinjalistikës së nevojshme në plazhe ( rërë dhe ujë ) për saktësimin e plazheve private e publike si dhe për zonat ujore të lejuara dhe ato me rrezikshmëri

-Të realizojë takime me njësitë e qeverisjes vendore në zonat bregdetare dhe liqenore për zbatimin e planit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2016.
Të organizojë dhe mbështesë veprimtaritë argëtuese në bashkëpunim me Njësitë Vendore, shoqata, institucione qëndrore dhe lokale, publike dhe private etj.

-Të përmirësojë rrjetin e informacionit turistik dhe pajisjen në vazhdimësi me materiale promovuese të stendave promovuese të ngritura në pikat kufitare dhe në ambasadat Shqipëtare jashtë vendit.

-Të vendosë sinjalistikën informuese dhe promovuese në destinacionet më të frekuentuara sipas një programi të paracaktuar.

-Të publikohen të dhënat për strukturat akomoduese (kontakte, kapacitete, vendndodhje e shërbime), agjencitë turistike dhe për subjekte të tjera turistike, në faqen zyrtare të AKT-së sipas shpërndarjes gjeografike dhe destinacionit turistik

-Të realizojë fushatë publicitare për turizmin, nëpërmjet kanaleve të promocionit, duke ftuar shqiptarët që banojnë jashtë vendit si dhe shtetasit e huaj me kombësi shqiptare, të njohin dhe vizitojnë Shqipërinë.

-Të realizojë aktivite “Dita e Shqipërisë” në kuadër të promovimit të turizmit, përmes rrjetit të përfaqësive të saj.
Të publikohet kalendari i i festave dhe eventeve kombëtare dhe lokale.

-Të merren masa për zgjatjen e orarit të vizitave në muze dhe parqe kombëtare.

-Të bëhet zhvendosja e aktiviteteve kulturore në kohën e sezonit dhe në zonat bregdetare (ekspozita,panaire të ndryshme, produkte artizanale etj.)

-Të publikohet databasa e muzeve, monumenteve të kulturës, parqeve arkeologjike, në sitin e Ministrisë me oraret dhe kontaktet përkatëse.

-Të mundësohet liberalizimi i vizave për një grup vendesh për periudhën e sezonit turistik (Prill – Tetor 2016).

-Të hartojë dhe zbatojë planin e masave për garantimin e sigurisë publike në destinacionet turistike gjatë sezonit turistik veror 2016.

-Të kryejë shërbime të patrullës së përgjithshme në zonat turistike/plazhe, si dhe policisë kufitare në vijën bregdetare.

-Të pajisen me kamera sigurie zonat dhe rrugët me preçedencë.

-Të mbikqyrë sigurinë në ujërat e brendshme në thellësi të territorit, nëpërmjet rojës bregdetare.
Të krijojë lehtësira të hyrje – daljeve në PKK për grupet e turistëve.

-Të përcaktojë vend-depozitimet e inerteve dhe mbetjeve urbane të ngurta.

MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura