Sezoni i dytë i “Emily in Paris” së shpejti në “Netflix”! Zbulohet data e publikimit të serialit

Sep 28, 2021 | 23:32
SHPËRNDAJE

Komedia romantike “Emily in Paris”, me aktoren protagoniste Lily Collins, do të rikthehet në “Netflix “me sezonin e dytë në fund të këtij viti.

emily in paris (1)

Sipas “Daily Mail”, ishin anëtarët e kastit ata që zbuluan se seriali do të publikohet më 22 dhjetor.

“Netflix” njoftoi për premierën përmes një ‘traileri’, nga i cili zbuluan pak më shumë për atë që do të ndodhë në këtë sezon të ri.

emily in paris (1)

Në fillim të kësaj jave, komedia, e cila është nominuar për Globin e Artë, publikoi një set fotografish nga sezoni i dytë. Ndërsa detajet specifike të serialit janë ende të pa zbuluara.

Sipas krijuesit të serialit Darren Star, sezoni i dytë i shfaqjes do të gërmojë më thellë në personazhin e Collins dhe përvojat e saj. Ai gjithashtu tha se sezoni i dytë është shumë më i fortë se paraardhësi i tij.

emily in paris (2) emily in paris (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura