Sezon i ri dhe zakon i vjetër, te Partizani nuk funksionoi asgjë

Aug 19, 2018 | 18:18
SHPËRNDAJE

Sezon i ri, zakon i vjetër. Kështu mund të përkufizohet paraqitja e Partizanit në premierën e edicionit të 80-të të Kategorisë Superiore. Nëse në triangolaren e zhvilluar në Durrës u dhanë sinjale shprese për skuadrën e trajnerit Skënder Gega, pas 6 ditësh në transfertën e Korçës u pa një Partizan i transformuar, duke hequr shumë ngjashmëri me ekipin e fillimit të sezonit të shkuar.

Partizani

Në Korçë u pa një Partizan i frikësuar në fushën e lojës, pasi nuk arriti ta përballojë presionin e kundërshtarit dhe ajo që ishte më kryesorja, “demave” u mungoi dëshira dhe besimi për fitore. Gabimet në çdo repart dhe harmonizimi mes tyre bënë që loja e Partizanit të ishte anemike, dhe siç e pohoi dhe vetë trajneri pas ndeshjes, mesfusha nuk arriti të bëjë dallimin. Jo se faji është vetëm i këtij reparti, pasi edhe sektorët e tjerë ishin të tulatur.

Nga një përgjumje në fazën mbrojtëse erdhi goli i shënuar nga Muzaka në minutën e 91-të, nga pika e bardhë e penalltisë. Dje ekipi ka qenë pushim, por edhe nga klubi nuk ka pasur asnjë reagim për dhunën e shkaktuar gjatë ndeshjes në stadiumin e Korçës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura