“S’është një vend ku mund të bëjmë gjumë të qetë, jemi në moment jetik”, Rama flet për ‘kthesë dramatike’

Oct 9, 2019 | 10:53
SHPËRNDAJE

rama

Kryeministri Edi Rama e ka përmendur sërish nevojën e reformës në drejtësi në vendin tonë sot në forumin ku u fol për dhunën ndaj grave. Në fjalën e tij, kryeministri nënvizoi se vendi është në një moment jetik dhe nga kjo reformë do të vijë një kthesë damatike.

“pO punojmë shumë për LegjislaCionin se po jetojmë ne një moment jetik por edhe në kthesë dramatike sa i përket reformës në drejtësi që është shumë i qartë për të ardhmen që duam të kemi por s’është një vend ku mund të bëjmë një gjumë të qetë për të tashmen se kemi procesin e vetingut të gjyqtareve e prokurorëve, është proces shumë i vështirë dhe praktikisht po prodhon një situatë pastrimi rrënjësor dhe madhor në 180 raste që kanë kakuar vetingun 68 janë jashtë dhe po flas për nivele më të larta, kryeprokuror e kryegjyqtar.

Në të njëjtën kohë janë disa të tjerë që s’mund të kalojnë vetingun e po luajnë sikur është vakti i fundit, s’po luajnë mirë e duan ti marrin të gjitha. Ky proces i kalbur i drejtësisë ka krijuar një zinxhir të gjatë ngjarjesh tragjike, presioni e dhunë. Kemi parë raste që janë të padurusheshme, se kanë qenë raste kur gratë janë dhunaur dy herë, pas ambientit në shtëpi janë dhunuar së dyti për shkak të sistemit të drejtësisë që ka mbajtur anën e burrit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura