“S’është një emergjencë ndërkombëtare”- OBSH për lijën e majmunëve: Duhet të monitorohet

Jun 26, 2022 | 10:53
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se shpërthimi i lisë së majmunëve nuk është emergjencë ndërkombëtare.

FILE PHOTO: Test tubes labelled "Monkeypox virus positive" are seen in this illustration taken May 23, 2022. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo
FILE PHOTO: Test tubes labelled “Monkeypox virus positive” are seen in this illustration taken May 23, 2022. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

OBSH bëri një mbledhje me Komitetin e Urgjencës për të diskutuar mbi përhapjen e lisë së majmunëve.

“Në përgjithësi, në raport, Komiteti i Urgjencës më këshilluan që në këtë moment ngjarja nuk përbën një Emergjencë të Shëndetit Publik me shqetësim ndërkombëtar, që është niveli më i lartë i alarmit që mund të lëshojë OBSH, por pranoi se vetë thirrja e komitetit pasqyron shqetësimin në rritje për përhapjen ndërkombëtare të lisë së majmunëve”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tedros bëri thirrje të enjten për një mbikëqyrje të intensifikuar të lisë së majmunëve, duke paralajmëruar se “ndërsa burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra janë prekur më së shumti në nga këto shpërthime të reja, ka gjithashtu rrezik të sëmundjeve të rënda për personat me imunitet të të dobët, gratë shtatzëna dhe fëmijët nëse janë të infektuar.”

Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë gjithashtu në rrezik nëse nuk mbajnë pajisje të përshtatshme mbrojtëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura