‘S’është etike të dalësh kundër nesh’, kush është miku socialist i Nasip Naços?

Sep 12, 2017 | 12:48
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço tregoi sot në foltoren e Kuvendit çfarë i kishte thënë sipas tij një mik socialist, para se të merrte fjalën në Kuvend. Naço tha se ai i ka kërkuar mos i vihet kundër PS.

naco per mikun

“Para se të vija në seancë një miku im socialist më tërhoqi vëmendjen lidhur me faktin nëse është etike të flas sot kundër qeverisë në kohën kur ne sëbashku kemi qeverisur për 4 vite. I argumentova se kemi bërë edhe oponencë në qeveri e mazhorancë duke ruajtur filozofinë dhe identitetin e të dyja forcave politike. Në jo pak raste të tjerët kanë dashur që ne nga oponenca të kalonim dhe të benim opozitën e qeverisë së djeshme, dje kemi bërë oponencën, sot ne jemi të destinuar të bëjmë opozitën se këtë rrugë zgjodhëm për t’u përballur në këë fushatë elektorale”, tha Naco.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura